Rehabilitimi i Zlatan Ibrahimovic, pas dëmtimit të pësuar në gju që e ka mbajtur larg fushave për disa muaj, vazhdon me ritme të larta. Por, në kohën e lirë, “King Zlatan” vazhdon të befasojë të gjithë tifozët e tij.
Sulmuesi suedez ka publikuar në profilin zyrtar të Instagram-it një fotografi ku ka pozuar me një kartëmonedhë me vlerë 1000 korona, të ideuar nga artisti Bingo Rimer, ku është vizatuar imazhi i tij. Ibra e ka shoqëruar këtë fotografi me një frazën që i drejtohet popullit suedez: “Ti ke Benjamin Franklin – themeluesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, imazhi i të cilit ndodhet te kartëmonedhat 100 dollarësh, dhe ju më keni mua”.
