Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka thënë se qytetarët duhet të rrinë të qetë, pasi sipas tij vendimi për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë nuk ka kaluar.
Në një lidhje telefonike për News24, Topollaj shpjegon dhe arsyen duke thënë se vendimi është marrë në mungesë kuorumi, pasi kanë votuar disa individë që nuk kanë qenë këshilltarë.
Rritja e çmimit
“Është marrë në kushtet e mungesës së kuorumit. Ky është akt hajdutërie i kryebashkiakut Veliaj. Pas taksave të qytetit, pas parkingjeve dhe biletës së urbanit, rriti dhe ujin. Pavarësisht se Veliaj pretendon, kuorumi nuk është arritur. Këshilli e nis mbledhjen vetëm nëse ka 31 këshilltarë të këshillit bashkiak.
Zëvendësimi i mandatit, kur ikën një këshilltar dhe vjen një tjetër, e merr vendimin vetë këshilli. Kanë qenë 7 këshilltarë që janë zëvendësuar, dhe këta janë llogaritur në kuorum, individë pa qenë ende këshilltarë.
Duhej të evidentohej prezenca e kuorumit në fillim të mbledhjes. Veliaj në panik për të kaluar vendimin e tij të radhës të hajdutërisë, kjo që ka bërë Veliaj sot është diçka e paprecedentë moral. E bëri pas zgjedhjeve se kishte frikë, sa mbaruan zgjedhjet e miratoi,” tha Topollaj.

Ik Topall shurdhjesa, merr edhe Nishanin e dilni kunder sic dolet per Parkun e Femijeve. Kesaj radhe hipni ne maje te pallateve, ngrini cadra mbi cdo pallat qe te ndalohet Erjoni te mos prishe kazanet e ujit qe te mos preket mireqenia qe krijoi Luli kur ishte kryetar bashkie.
Zgjidhja e duhur per PD-ne eshte: Ngrini cadra ne cdo tarace pallati qe te mos hiqen kazanet e ujit! Heqja e kazaneve te ujit nga Erjon Veliaj eshte krim kombetar!!!
Ik o Fabjan ik se vizjon vetem per fuci uji keni ju..
Te gjithe mashtruesit,maskarenjte etj futen ne PD.Edhe ky lepurushi vogel,qe ben si gangsterr, eshte pjese e ketij lloji.
I ngopi Saliu me boliere 25 vjet, tani na dole ti si shurdhjesa e deles pas lindjes qengjit dhe na meson abc-ne e mbledhjeve. Ik ore, spurdhjak se ngele duke belbezitur rrugeve.