Anthony Modeste ka qenë futbollisti i fundit që është transferuar në Kinë. Sulmuesi ka kaluar nga Koln te Tianjin Quanjian me formulën e huazimit për dy vite dhe me detyrimin e blerjes në fundin e kësaj periudhe.
Klubi gjerman ka dashur të mbrohet duke përfshirë në kontratë një klauzolë vdekjeje.Kështu, klubi kinez do të jetë i detyruar të paguajë shumë e përcaktuar për kartonin e lojtarit edhe në rast se futbollisti pëson dëmtime të rënda ose në rast se ai ndërron jetë.
