Ky është momenti shokues kur një peshkatar ka tërhequr një peshkaqen pas motoskafit me një shpejtësi të lartë, ndërsa ai bëhej copash i pashpresë në ujë.
Motoskafi është i mbushur me burra që qeshin ndërsa shijonin atë që po i ndodhte peshkaqenit të lidhur me litar në bisht dhe përplasej në ujë. Peshkatari i pashpirt filmon të gjithë ngjarjen live.
“Shikoje, ai pothuajse ka ngordhur,”-thotë njëri prej tyre, ndrësa tregon kafshën e pambrojtur.
Video është postuar në Instagram nga peshkatari dhe gjuetari i peshkaqenëve Mark Quartiano, i njohur ndryshe si “Mark Shark”, ndërsa pamjet i mori nga njëri prej burrave që ishte në motoskaf.
“Unë thjesht nuk mund ta besoja. Dikush më dërgon një video, që ndoshta është e paligjshme të një peshkaqeni që po torturohet. Kam punuar 40 vite dhe nuk kam parë kurrë një gjë të tillë më parë,”-shkruan Mark.

Jo nje peshkaqen, por dhe nje armik te urryer nuk do te doja te torturohej, jo me te shoh nje skene te tille.
Keta jane njeres te pashpirt, kanibale.