Shpërthen bombola e gazit, zjarri shkrumbon shtëpinë në Patos

Gazeta Dita

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në Roskovec, të Fierit. Si pasojë, flakët kanë përfshirë banesën, duke e shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi banorët e shtëpisë kanë dalë menjëherë jashtë sapo ka ndodhur shpërthimi.

Banesa njëkatëshe në fshatin Kuman, e cila u shkrumbua plotësisht nga zjarri, është në pronësi të shtetasit Sadush Veliaj.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Patosit dhe forcat e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *