Pas akuzave të LSI se ‘dezertoi’ dhe shiti votën në Këshillin Bashkiak të Tiranës me votën pro rritjes së çmimit të ujit, ka reaguar këshilltarja e LSI Genta Mezini.
Kjo e fundit thotë se vota pro ishte rindërtimin e Ujësjellësit, ndërsa sa i përket deklaratave të LSI se ka shitur votën ajo thotë se nuk është e vërtetë. Në fund Genta Mezini shprehet se nuk do jetë më pjesë e LSI dhe vota e saj do s jete pjesë e grupit politik të Partisë Socialiste.
Kujtojmë se Genta Mezini mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Reagimi i Genta Mezinit:
Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore.
Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj..
Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete. Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm ne te mire te interesave te komunitetit.
Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve.
Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste.

Keto ngjarje qe ndodhin ne baze tregojne se kush ka te drejt.Ideali asht mbi partit.Perparimtarja asht mbi partit.Kemi 27 vjet qe ndjekim format dhe aspak realitetin,te berat.
Z.Genta Mezini, me kete zgjedhje, godet forte integrimin formal te Partise LSI.Partit teorikisht jane krijuar per interresa madhore.Politika qe ushtrojne jane per interresa klani familjare,dinastie.Asnjiher ne keto 27 vjet nuk doli nji parti opozitare te mbeshtes poziten pushtetin.Kuptohet kur pushteti vepron pozitivisht ne permbushje te ligjit ne interres te mbare popullit.Sic ndodhi ne votimin e rritjes se cm te ujit ne bashkin e kryeqytetit.E bani vetem z.Mezini.E tha cope balle per balle.
Cfare jane keto parti qe i falin detin Grekut dhe asnji nuk e ngre zanin per shkelje falgrante tradhetie.Ndersa per zgjedhje kryesie partie se u prishet muza nuk lajne gja prej gjaje pa shpikur,shpifur dhe goditur pa meshire kundershtarin rival brenda vathes.Ndersa per falje detit.Vetem heshtje absolute.Pra a nuk jane partit per inetresa klani familje dinastie.
Se mos fillojne dhe deputet e LSi-se e tradhetojne Moniken me Ilirin se e shikojne qe aty jane duke perenduar! Tani e shikojne llumin lesist qe do kthehet ne nje OJQ familjare de jure se de facto ka qene.
“shiti votën”?????????
mentalitet i trashë provincial dhe shqiptar në të njëjtën kohë!!
presidenti amerikan i çmënduri tramp,po bën çfar i thotë hajdari,por bllokohet gjat gjithë kohës nga gjykatës governatorë dhe nga senatorët ose kongresmenët e partisë së cilës ai i është rreshtuar!!
mos vallë dhe ata “shesin votën”??
nuk ma merr mëndja!!
zgjedhja e deputetit,këshilltarit bashkiak është partiake,por vendimi i tij duhet të jetë llogjik në përputhje me interesat e vëndit,popullit dhe ato shoqërore!!partia del në plan të dytë,ajo është dytësore!!
rreshtimi patjetër me partinë është një idiotësi primitive!rreshtim pas boleve të dashit të kopesë,pavarsisht se dashit i janë fishkur bolet me kohë!
por dhe “rreshtimi në krahun e kundërt”,dalja ng apartia që e ka zgjedhur dhe bashkimi me partinë tjetër është po aq primitive!!njeriu duhet të qëndrojë atje ku ka zanafillën dhe të përpiqet të bëjë ndryshimin!!largimi nuk bën gjë tjetër veçse ruan unitarizmin,zhduk diversitetin e mendimit në një parti!!
këmbëngulja për shprehje të një mendimi ndryshe nga ai i të parit krijon demokracinë në parti!largimi krijon diktaturën!!si në atë parti që ishte dhe në partinë që shkon!!
LSI e Leshit dhe e Preshit kaq e pat.Largimi i mundesive per te bere para do ti largoje skuthet qe kane hyre me qellime te paracaktuara dhe te bashkerenduara me Ciftin e Perbindshve te Korrupsionit.Nuk ka ma Qofte ke Daja. LSI-ne do ta zere Murtaja.