Nishani: SHISH ka shpëtuar jetë masive

Dita

Ish-Presidenti Bujar Nishani në intervistën e parë për “Arena” nga Dritan Hila që pas lënies së detyrës së kreut të Shtetit, ka rrëfyer vështirësitë si dhe momentet e veçanta.

Hila: Cili ka qenë moment që ju e konsideroni si më të suksesshmin në karrierën tuaj pesë vjeçare?

Nishani: Mund të them që jam bërë barrierë kryesisht në qëndrueshmërinë e disa institucioneve që kanë qenë vitale për paanshmëri dhe pavarësi të tyre, jo se kanë qenë në varësi dhe në kontroll të Presidentit të Republikës, por i kam inkurajuar, i kam mbrojtur dhe kam parë që ja kanë arritur deri diku në një masë jo të vogël që të qëndrojnë të pacenuar në kontekstin e tyre konstitucional. Shërbimi Inteligjent i vendit i cili nuk varet tek Presidenti, është pjesë e mekanizmit të ekzekutivit, por që duhet të ruaj një pavarësi tërësore nga ekzekutivi në aspektin operacional. Ne kemi pasur shumë akte të mëdha në Shqipëri që janë shpëtuar jetë masive njerëzish për shkak të funksionimit profesional dhe tërësisht jashtë ndikimit politik nga ana e Shërbimit Informativ që do ti mbeten historisë dhe ndoshta pas 50 viteve do bëhen publike.

 Hila: Bëhet fjalë për terrorizëm?

Nishani: Për akte terrorizmi patjetër. Prokuroria, edhe pse unë nuk kam mbetur i kënaqur plotësisht me atë ç’ka doja unë të shikoja të Prokuroria e Shtetit shqiptar, veçanërisht në luftën e korrupsionit të niveleve të larta, por edhe të krimit të organizuar, por ka pasur le të themi një rezistencë ndaj ndërhyrjes brutale të ndërhyrjes politike që mund të kishte ndikuar për më keq në institucionin e Prokurorisë së Shtetit Shqiptar dhe në institucione të tjera. Veçanërisht në institucione financiare siç është Banka e Shqipërisë që është jo në kontrollin e Presidentit të Republikës, por për të ruajtur disa ekuilibra.

Pra veçanërisht me disa institucione Shqiptare që janë shumë të kujdesshme dhe strikte me ecurinë makro ekonomike dhe makro financiare të shtetit shqiptar dhe disa institucione të tjera, për të cilat unë vërtetë ndjej kënaqësi që ndoshta kam marrë sulmet personale, publike, tentative intimidimi publik që i kam rezistuar dhe sot pas pesë vitesh ndihem vërtetë i kënaqur aq sa mund të ndihem që i shërbeva këtyre momenteve delikate që këto institucione rezistuan, sepse këtu nuk bëhet fjala që këto atakohen nga Kryeministri,sepse shpesh herë krijohet ideja që beteja është me Kryeministrin. Patjetër që Kryeministri është njeriu më i rëndësishëm që orienton një politikë të caktuar por, ka me dhjetëra apo me qindra individë dhe aktorë që keqpërdorin pushtetin dhe tentojnë influencojnë, apo dhe njerëz që janë nën shërbime të aktorëve të tjerë të cilët mund të dëmtojnë shtetin Shqiptar. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur njëkohësisht që në bashkëpunim edhe me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe të tjerë që nuk I përmenda tani I kemi dhënë shtetit Shqiptarë disa shërbime të vyera.

Hila: Ka pasur ndonjë moment kur jeni bërë gati të jepni dorëheqjen?

Nishani: Jo asnjëherë. I vetmi moment që unë do jepje dorëheqjen do të ishte nëse unë më papërgjegjshmërinë time do të kisha rënë peng i aktorëve apo i faktorëve armiq të Shqipërisë, apo që mund të isha përfshirë në skandale që natyra ime civile dhe qytetare nuk I pranon dhe patjetër që do isha larguar. Përsa i takon vështirësive, kam pasur shumë vështirësi jo vetëm në aspektin shtetërorë por dhe në atë njerëzor dhe asnjë herë nuk jam dorëzuar dhe nuk kam ndërmend të dorëzohem.

Hila: Gjatë krizës së fundit kur opozita ishte në çadër dhe realisht u krijua perceptimi që mund të mos hynte në zgjedhje ju si e përjetuat, a kishit frikë se vendi mund të rrëshqiste në një konflikt civil?

Nishani: Rreziku ka qenë evident dhe shpesh herë dhe aktorë e tjërë ndërkombëtarë e nënvlerësuan për një farë kohe situatën politike në Shqipëri dhe krizën politike në Shqipëri

Share This Article
11 Comments
  • Gjithkush tek ne e di dhe ka bindje te plote se SHISH-i shqiptar nuk eshte tjeter , vecse nje hallke e zinxhirit te sherbimit sekret serb . Nje mije here te vdes dhe te ngjallem , do te them te njejten gje , me bindje te plote ,se B.Gazidede ishte teresisht ne sherbim te serbeve , qe iu vuri ne dispozicion te gjithe sherbimin informativ shqiptar . Te gjitha keto ndodhen djhe po vazhdojne vrullshem edhe sot , sepse ne koke te shtetit tone ishte dhe ende mbetet Esat Toptani i Vicidolit !

  • SHISH nje institucion me shum profesionalizem dhe i paanshem politikisht si asnjeher dhe qe punon çdo moment te kohes me seriozitet , meritojn veç mirenjohje dhe mbeshtetje ne punen e tyre.

  • Ore Hila perseri e ke me hile me kapter Jarin, kete dordolec nuk e pyeste kush kur ishte President e jo me sot qe eshte i pa pune dhe ionvalid.
    Do te perfitoje kompesim ne rritjen e cmimit te ujit nga Lali Eri si sakat qe shte, megjithese ky e padidi deri ne OKB per kendin e lojrave te femije prane Liqenit Artificial.
    SHISH eshte nje zgjatim i UDB Serbe dhe drejtohet edhe sot nga Visho Ajazi Lika ish Zevendes i kriminelit Gazidete, qe bene genocid te paster ndaj shqiptareve ne vite 1995- 1998 dhe sot e kesaj dite marrin urdhera dhe i japin te dhena vetem Sali Serbit.
    SHISH ka “shpetuar” jete njerezish duke u pershpejtuar atyre vdekjen per te mos vuajtur gjate ndaj toturave si ne rastin e te ndjerit Remzi Hoxha qe nuk ak varr por eshte hedhur ne det i vdekur nga druri ne Vain te Lezhes.

  • Ore Hila perseri e ke me hile me kapter Jarin, kete dordolec nuk e pyeste kush kur ishte President e jo me sot qe eshte i pa pune dhe ionvalid.
    Do te perfitoje kompesim ne rritjen e cmimit te ujit nga Lali Eri si sakat qe shte, megjithese ky e padidi deri ne OKB per kendin e lojrave te femije prane Liqenit Artificial.
    SHISH eshte nje zgjatim i UDB Serbe dhe drejtohet edhe sot nga Visho Ajazi Lika ish Zevendes i kriminelit Gazidete, qe bene genocid te paster ndaj shqiptareve ne vite 1995- 1998 dhe sot e kesaj dite marrin urdhera dhe i japin te dhena vetem Sali Serbit.
    SHISH ka “shpetuar” jete njerezish duke u pershpejtuar atyre vdekjen per te mos vuajtur gjate, ndaj toturave si ne rastin e te ndjerit Remzi Hoxha qe nuk ka varr, por eshte hedhur ne det i vdekur nga druri ne Vain te Lezhes.

  • Pune te medha paske bo o Jari !
    Duhet t’i kishe dhene edhe vetes nje dekorate.
    Apo e ke marre ndonji ne xhep ta vesh me vone ?

    • 3000 vet te vrare , ne 1997, viti me I sukseshem I ShIK ,dhe nje Shqipereri krejtesisht e shkarruar, fal syrit vigjelent te armes se sigurimit *Shik !

  • Po ky pese vjet president nuk ka thene gje me vlere, cfare pret Dritani te thote tashme qe s’eshte gje

  • kapter jari. ti je nje bajge dhe asnje gje me shume, hajdut pronash bashke me njerezit e gruas qe shpejt do ri dorezosh

  • SHISH i mbytun me te paafte dhe sigurimsa te vjetere. Con uje te mulliri i partise se kapter Jarit prandaj e lavderone.

  • Drejtesia do ju ike nga duart por te pakten SHISH duan ta kene perseri….jo or dallkauk nuk te beson njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *