PD i rikthehet protestave kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë.
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk morën pjesë në votimin që i dha “ok” rritjes së tarifave të ujit në kryeqytet dy ditë më parë, por të mbështetur edhe nga qytetarët protestuan përpara Bashkisë.
Në këtë linjë pritet të vazhdojnë edhe sot.
Rreth orës 18:00 ata do të protestojnë sërish kundër rritjes së çmimit të ujit.
Në shkresën e lejes që PD-ja i dërgon policisë, thuhet se do të marrin pjesë 1 mijë protestues.

ATA QE U DHIMBSEJ CMIMI I UJIT E FILLUAN PROTESTEN QYSH PARA MIRATIMIT TE RRITJES,
MEGJITHEATE ESHTE I MIREPRITUR NE PROTESTE KUSHDO QE KERKON ULJEN E CMIMIT