Fan Noli për Makiavelin dhe politikën

Dita

Makiaveli tha “nuk mund të mbash gjarpërinjtë në kopshtin tënd, me shpresën, se do të kafshojnë vetëm fqinjët”.  Si dhe “Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt”. Duket sikur politikës në Shqipëri, qoftë në të majtë, qoftë në të djathtë, apo dhe në qendër i mungojnë kauzat e mëdha. Dhe kauzat e mëdha nuk janë të pakicës. Kauzat e pakicës janë në të vërtetë një kufizim i mjerueshëm historik. Kauzat e shumicës janë një madhështi e mendimit

Nga MOIKOM ZEQO

490 vjet më parë vdiq Nikolla Makiaveli (1469-1527).

Niccolo Machiaveli lindi në qytetin e Firences. Është mbiquajtur si Princi i Zi i Politikës. Përtej kësaj metaforike, padyshim Makiaveli është një nga mendjet e pakta në historinë e botës që ka themeluar shkencën e politikës, një nga njerëzit më emblematikë të Rilindjes Italiane, i krahasueshëm për nga fuqia e hulumtimit, e analizës, por dhe e sintezës vetëm me mendjen universale të Leonardo Da Vincit. Makiaveli në teori dhe kardinali Rishevje në praktikë e strukturuan politikën edhe në formën e një diplomacie reflektive.

Tek Makiaveli nis filozofia moderne e politikës. Ai hodhi hapin e parë gjigant, më përpara se këtë ta bënte Tomas Hobsi me “Leviatanin” e tij. Makiaveli tha se Zoti ka vdekur, më përpara Niçes. Dhe analizoi me një qartësi të pashembullt teorinë dhe detajet e politikës. Parimi i tij ishte të tregonte të vërtetën.

Ai shprehet se “nuk mund të mbash gjarpërinjtë në kopshtin tënd, me shpresën, se do të kafshojnë vetëm fqinjët”, dhe kjo ka një kuptim shumë të madh me aktualitetin ciklik të politikës. Pikërisht për këtë kryefigurë të mendimit dhe të kulturës botërore Fan Noli ka bërë një studim befasues. Ky studim është një dorëshkrim i nxjerrë nga fondi i Fan Nolit në Arkivin Qendror të Shtetit. Këtë dorëshkrim Noli e ka kumtuar më 21 janar 1939 në kursin e Historisë së Europës në Fakultetin e Graduatëve të Universitetit të Bostonit.

Dorëshkrimi ka dhe bibliografinë e veprat kryesore të studimit mbi Makiavelin dhe epokën e tij. Teksti i Niolit është subjekti i një libri monografik. Ai e ka quajtur si “Princi” i Makiavelit. Vetë struktura e dorëshkrimit ndahet nga një Hyrje, I-Sfondi, II-Karriera e Makiavelit, III-Veprat e Makiavelit, IV-Epilog. Studimi nolian mbi Makiavelin është padyshim i nivelit të lartë të analizës historike dhe i shkruar me një stil të qartë dhe lakonik eseistik.

Për të kuptuar thelbin teorik mbi politikën, siç e ka shprehur tek vepra “Princi” por dhe në vepra të tjera, është i nevojshëm studimi i mjedisit, produkt i të cilit ai ishte. Në këtë mjedis ka rëndësi Firencia, qyteti-shtet kryesor i Rilindjes në Itali dhe në Europë, ku ai ka lindur, por dhe shtetet e tjera italiane me të cilat Firencia kishte të bënte, por edhe shtetet jo italiane që u përpoqën të zotëronin në Firence dhe në Itali gjatë kohës që jetoi Makiaveli. Fan Noli bën një skicë të shkurtër por gjeniale për historinë e Firences. Për të Firence ishte shteti i parë modern i Europës, që mbështetej në tregti, në zejtari dhe sidomos në ekonominë bankare. Bankierët e Firences i jepnin hua kolosale Anglisë, Francës, por dhe Papëve të Vatikanit. Nga pikëpamja shoqërore, në Firence sundonte borgjezia e cila ndahej në dy grupe: “Popolo Grasso”, ose “borgjezia e lartë” dhe “Popolo Menudo”, ose “borgjezia e vogël”, që ishin vazhdimisht në luftë me njëra-tjetrën dhe nuk arritën kurrë të pajtojnë mosmarrëveshjet. Ndërkohë fisnikëria, pronarë tokash, fshatarë dhe proletariati i qytetit ishin përjashtuar dhe zhveshur nga të gjithë veprimtaritë politike. Politikisht Firencia ishte Republikë, me një aparat të ndërlikuar komitetesh dhe nënkomitetesh ekzekutive dhe legjislative, me një sistem të ndërlikuar zgjedhjesh indirekte, me funksione afatshkurtra dhe me gjithfarë kontrollesh dhe kundërkontrollesh. Këto kishin për qëllim ta shpëtonin Republikën nga kontrolli i një familje ose një tarafi të vetëm. Sidoqoftë ato nuk mundën kurrë t’i pengojnë Mediçët, ose Soderinët që ta bënin makinën e qytetit-shtet të tyre të ecte sipas dëshirave dhe interesave që kishin. Qyteti i Firences kishte nevojnë për nj kushtetutë. Dy përpjekje meritojnë të përmenden: ajo e murgut Savonarola, që predikonte kundër luksit dhe prishjes së moralit, por dhe kundër Papës, dhe ajo e Soderinit që kërkonte detaje teknike të veprimit. Savonarola u dha qytetarëve të Firences një rol më të madh në kontrollin e qeverisjes, por e pagoi këtë me jetën e vet. Papa Aleksandri VI e mallkoi dhe Sinjoria e Firences e vari më 1498. Reforma e Soderinit qe imitim i kushtetutës së Venedikut. Nga pikëpamja kulturore, Firence ishte kryeqyteti i Rilindjes dhe qendra kryesore e humanizmit evropian. Është mitra urbane që lindi qytetërimin modern. Idetë e humanizmit ndaj problemeve të jetës ishin hedonistike, larg nga asketizmi i murgjve, larg nga teologjia, u drejtohej arteve dhe shkencave, larg nga Bibla, i drejtohej kulturës njerëzore të antikitetit klasik. Fan Noli nënvizon se Firence është vatra më e madhe e kësaj lëvizje të humanizmit, një emërtim kuptimi i të cilit më vonë u ngushtua dhe u barazua me lëvrimin e kulturës klasike. Petrarka dhe Bokaccio, apostujt e parë të humanzimit, ishin dy fëmijë të borgjezisë së Fiorences. Në Firence ne gjejmë të parën shoqatë humaniste, të ashtuquajturën Akademi Platonike, të themeluar nga Kozimo Del Mediçi (vdiq më 1464).  Në Firence edhe më herët ndeshim shkrimtarët e mëdhenj italianë, si Dante, Petrarka dhe Bokaccio që përdorën gjuhën popullore në kryeveprat e tyre. Në Firence ndeshen për herë të parë profetët dhe pararendësit e nacionalizmit italian modern. Lorenco Il Manjifiko (i madhnueshmi, i quajtur kështu si mbrojtës i arteve dhe i letërsisë) i Firences ka thënë për herët ë parë frazën e paharrueshme: “Unë nuk mund të vë interesin tim përmbi sigurinë e Italisë”.

Fan Noli analizon rolin e qyteteve dhe qendrave të tjera të mëdha siç është Venediku, gjithashtu një qytet-shtet dhe Republikë, por flet edhe për Papatin që ishte një perandori spirituale, që mbulonte gjithë Europën perëndimore, por që ishte njëkohësisht dhe një shtet shekullar italian i tipit feudal mesjetar. Qendër tjetër e rëndësishme është Mbretëria e Napolit. Pa harruar këtu edhe Dukatën e Milanos. Më pas Noli futet në analizën konkrete të prejardhjes dhe edukimit, si dhe të karrierës së Makiavelit. Ai flet për edukimin klasik të Makiavelit, leximet e tij në latinisht, por ka të ngjarë dhe në greqisht. Më 1498 Makiaveli u caktua në një post të lartë shtetëror, Sekretar në Kancelari, ku duhej t’i shërbente “Të dhjetëve të lirisë dhe të paqes”, një komitet që merrej me marrëdhëniet e jashtme, me çështjet ushtarake dhe me çështjet e brendshme. Njëkohësisht ai ngarkohej dhe me detyra të tjera diplomatike. Ai pati mundësi të njihte, të takohej dhe t’i vëzhgonte nga afër shumë figura të rëndësishme si Lorencin e Madhnueshëm, Savonarolën, Katarina Sforcan, Papët Aleksandër VI, Juli II, Leoni X, Cezare Borxhian, Leonardo Da Vinçin, Mikelanxhelon, Perandorin Maksimiliani I, Mbreti Karli VII dhe Mbreti Ludoviku XII i Francës. Në 1512 Makiaveli u dëbua nga shërbimi i Republikës. Meqënëse u përfshi në një përbetim kundër Mediçëve, ai u arrestua, u burgos, u torturua, por më në fund u la i lirë. Kur doli nga burgu u tërhoq në çifligun e tij të vogël në San Kashano. Karriera e tij politike kish marrë fund, përfundimisht. Humbi edhe rrogën dhe sëbashku me familjen jetoi në mjerim të plotë. Në 1527 u sëmur për vdekje, mori “kungatën e shenjtë” nga duart e Frate Pieros dhe shkoi në botën tjetër si një i krishterë, ndoshta drejt parajsës. Dhe Noli vë në dukje jo pa ironi: “E Vërteta është se Parajsa për të nuk qe aq e pëlqyeshme, sepse dikur ai pat bërë vërejtjen se drejtimi i kundërt, domethënë Ferri ishte më interesant. Sidoqoftë ditët e tij të fundit duhet të kenë qenë shumë të mjerueshme, si del dhe nga vargjet e tij prekëse:

Unë shpresoj dhe të shpresuarit e rrit vuajtjen,

Unë qaj dhe të qartë ushqen zemrën e lodhur,

Unë digjem dhe zjarri nuk duket nga jashtë. “

***

Por ne na intereson më tepër mendimi i Nolit për kryeveprën e Makiavelit. Traktati “Princi” është një udhëzues për një princ shërimtar. Së pari i kushtohet Xhuliano Del Mediçit dhe pas vdekjes së tij më 1516, Lorencos. Ky traktat ishte raporti i një eksperti, lidhur me problemet e bashkimit dhe të shtrimit të Italisë nga të huajt. Në fakt flitet për nj princ imagjinar, por sipas Makiavelit mund të bëhej një realitet. Libri përmban 26 kapituj, Noli bën shtjellimin e secilit kapitull dhe kapitullin XVI që është dhe i fundit i librit “e quan madhështor. Në të autori i bën thirrje Mediçëve të ngrihen në lartësinë e rastit të madh, të formojnë autoritetin e tyre, të thërrasin italianët nën armë, të dëbojnë të huajt barbarë dhe të sundojnë si shpëtimtarë të atdheut të vet. Kjo ishte një thirrje e shkëlqyer dhe mobilizuese, thirrja paralajmëruese e bashkimit kombëtar të Italisë”.

Noli citon Xhuzepe Zontan , cili e karakterizon kështu Princin të Makiavelit: “Ai është një ëndërr e ndërtuar me fragmente të realitetit, prandaj është më tepër një vepër artistike sesa racionale”.

Për Nolin vepra e Makiavelit është më shumë se kaq. “Është një ungjill i veprimit patriotik, e mbështetur në shkencën politike dhe në filozofinë e historisë”.

Dhe Noli gjithashtu thekson: “Ky libër është arti i ndërthurjes së fesë me filozofinë me shkencën. Edhe Karl Marksi u përpoq të bënte pikërisht të njëjtën gjë: të gërshetonte programin e veprimit tradicional me shkencën ekonomike dhe me filozofinë e historisë.  Këto duken sikur janë të njëjtat gjëra, por ato nuk mund të pajtohen, për arsyen e thjeshtë se fe do të thotë besim absolut, filozofi do të thotë spekulim i kotë dhe shkencë do të thotë të gjesh fakte me anë eksperimentesh. Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak se patriotizmi për Makiavelin dhe socializmi për Marksin janë parësorë, filozofia dhe shkenca vijnë më pas, për të mbështetur përkatësisht patriotizmin dhe socializmin.

Në veprat e tjera Makiaveli përpiqet ta vërtetojë ungjillin e tij patriotik me shembuj nga historia e Republikës romake. Për Fan Nolin Makiaveli është dhe shkrimtar i shquar. Makiaveli nuk është vetëm një emër i madh vetëm në historinë e shkencës politike. Ai është i madh edhe si shkrimtar. Për Nolin: “nga gjithë mendimtarët e kohës të politikës, ai lexohet më lehtësisht. Stili i tij është i thjeshtë, i drejtëpërdrejtë, i fuqishëm, epigramatik. Asnjë shkrimtar nuk barazohet me të në Itali dhe fare pak të tjerë mund të krahasohen me të në letërsinë evropiane. “Princi” i Makiavelit është dhe kryevepër letrare, po aq sa është dhe një traktat politik madhështor.”

Fan Noli citon edhe mendimtarin Francesko Erkole që bën krahasimin midis Dantes dhe Makiavelit. Por më i rëndësishëm është citimi studiuesit të madh F. G. Hashon, i cili megjithëse nuk ka simpati për Makiavelin, na jep një përmbledhje të të gjitha arritjeve të tij: “Arritja e tij e parë është që nd5ryshoi metodën e të menduarit politik, ai e bëri atë përsëri siç kish qenë në kohën e Aristotelit, induktive dhe historike, ai e ktheu atë prapë nga qielli në tokë, ai e bëri atë praktike dhe të përdorshme, ai, një filozofik politike abstrakte, që i kishte qenë nënshtruar moralit dhe teologjisë, e ktheu në një art të pavarur të qeverisjes, të ndarë dhe nga morali dhe nga feja. Ajo që është më e çuditshme, lidhet me faktin se për Fan Nolin Makiaveli nuk e injoron luftën klasore.

Noli shkruan: “Makiaveli është ndër të parët që e njeh luftën klasore si faktor të rëndësishëm në historinë e njerëzimit (shih librin e tij “Storia Fiorentine”). Në këtë kuptim ai është marksist më se tre shkeuj para se të lindte Marksi. Ai ishte gjithashtu ndër tëparët që diskutoi pa pasion mbi çështjen e dhunës dhe e mbrojti atë në interes të shtetit, veçanërisht pas përmbysjes së një tiranie. Pra, këtu ai është në një mendje me Leninin. Tragjedia e Makiavelit qëndron në faktin se ai gjatë gjithë jetës së tij me gjithë studimet e shumta dhe mprehtësinë e jashtëzakonshme, nuk pati fatin të realizonte ëndrrat e tij të mëdha për të mirën e atdheut. Dhe ja si do ta shprehë ai keqardhjen e vet: “Dhe unë ankohem për nayrën, e cila, ose nuk uhej të më bënte t’i njihja këto çështje, ose duhej të më jepte mundësinë që t’i zbatoja”.

Makiavelistët

Studimi i Fan Noli për Makiavelin është vërtet një dukuri intelektuale e klasit të parë. Fare mirë kjo bërthamë subjektore mund të shndërrohej nga Noli në një libër të plotë. Por dhe kështu i ka skalitur të vërteta. Noli është i vetëmjaftueshëm dhe i pafund në frazat e tij të shkurtra tepër të qarta.

Për Nolin Makiaveli është një mendimtar i politikës. Më saktë, i pari mendimtar i Europës që bëri një teori shkencore të politikës. Prandaj shkencat politike në përgjithësi e kanë Makiavelin figurën parësore. Ndërkohë duhet thënë se në 490 vjetorin e vdekjes së Makiavelit në tërë botën janë botuar libra, studime, shumë mendimtarë dhe dijetarë janë i rikthyer thelbit inkandeshent dhe të përhershëm të mendimtarit Makiavel. Për humb arsye historike teoria e tij për politikën, që përcakton një ndarje të moralit (është fjala për moralin teologjik të kohës, jo në kuptimin e etikës së Spinozës) nga politika. Vetëm në Shqipëri nuk ka një veprimtari shkencore apo akademike për Makiavelin.

Të paktën duke patur si një referencë edhe studimin e Fan Nolit. Gjatë kohërave termi kontaminuar që është më tepër një term i publicistikës dhe i ligjërimit politik, sesa i shkencës dhe i mendimit, pra e kam fjalën për termin “Makiavelizëm” ka patur konotacione më tepër pezhorative si dhe negativiste. Fraza “qëllimi justifikon mjetin”, në të vërtetë nuk është e Makiavelit, por e kritikut të madh të letërsisë dhe të kulturës Francesko de Sanktis, i cili përmblodhi në mënyrën e gabuar të interpretimit të teorisë së Makiavelit. Por kjo frazë ka mbetur e paharrueshme, shpesh ngjan si një kauzë e vrazhdësisë dhe e brutalitetit më të madh. Është kjo arsyeja që filozofi i mrekullueshëm anglez Bertrand Russell e ka quajtur “Princin” e Makiavelit si “Libri udhërrëfyes për gangsterë”. Kuptohet që kriticizmi i Russellit është një keqkuptim.

Duke rilexuar dhe reflektuar mbi traktatin e famshëm të Makiavelit për njeriun shqiptar dalin shumë pika reference për të reflektuar për atë që quhet klasa politike shqiptare.

Qoftë dhe rileximi i shkrimit eseistik të Fan Nolit na bën më të ndjeshëm, na bën pikërisht të jemi më të vetëdijshëm për të qenë të pakënaqur, më kërkues dhe më kriticist ndaj kësaj klase politike e cila, veç të tjerave ka një nivel mediokër të kulturës politike, madje ka gjasa që shumica e politikanëve, kanë këtu parasysh edhe tërë koleksionin e deputetëve gati anonimë, në shumicën e tyre, gjatë këtyre 25 vjetëve, që nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë njohur Makiavelin.

Ndër të tjera do të vë në dukje se Makiaveli në traktatin e tij nuk rri pa ritheksuar se “s’jam për ruajtjen e status quosë, por jam për shkatërrimin e saj”. Për Makiavelin bota është përherë në ndryshim, më shumë sesa vetë politika, (edhe nëse ka një Hyj, që i jep dorë fundit tonë), siç thotë Shekspiri te Hamleti, atëherë kemi të drejtën ekzistenciale për t’u bërë më të mençur dhe të kemi një pritshmëri me një dituri politike më të lartë për të ardhmen. Makiaveli shkruan këtë frazë që ka një aktualitet të habitshëm në rrafsh botëror, “një princ që bën çfarë të dojë është i marrë”. Makiaveli shkton: “Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari është duke parë atë që ka rreth vetes”. Gjithashtu edhe diçka tjetër. “Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt”. Makiaveli ka folur objektivisht dhe haptazi për qeverisjen, për atributet administrative. Padrejtësisht duke folur për synimet e dhunës dhe të pushtetit, ku morali ngjan i ndarë përfundimisht nga politika, është harruar të vihet në dukje një tjetër ide shumë e saktë dhe në fund të fundit lidhet me një moral demokratik popullor. Është Makiaveli që ka thënë se: “Synimet e popullit janë më të ndershme se të oligarkëve, se oligarkët duan ta shtypin popullin, por populli do që të mos shtypet”. Ja dhe një frazë brilante për të kuptuar fuqinë e pakrahasueshme dhe të patjetërsueshme të lirisë. Makiaveli nënvizon: “Mënyra më e mirë për të siguruar pushtetin është ajo e shkatërrimit të plotë të sovranitetit të qytetit (shtetit). Kushdo që bëhet sundimtar i nje qyteti dhe nuk e shkatërron lirinë, duhet të presë shkatërrimin e vetë nga liria”.

Në realitetin shqiptar të mediokritizuar nga politika banale e ditës edhe thënia e mësipërme të Makiavelit mund të keqkuptohen.

Sidoqoftë traktati “Princi” i botuar në 1516, pra 500 vjet më parë na vë në provë arsyen. Makiaveli në shkencën e politikës tregon se është e pamundur të bëhet progres, thjesht nga panjohja e saj absurde. Të njëjtën gjë do të thoshte edhe Marks Veber. Po kështu edhe Hanah Arendt.

në vitin 1992 një mendimtar amerikan i quajtur Fukajama botoi një libër të bujshëm ku shpalli fundin e historisë politike të njerëzimit, pra dhe të ideologjive si dhe të koncepteve. Fundi i politikës është një ide utopike por si të teorive të Oruellit, ku mungesa e mendimit politik mund të krijojë një botë më shterpe, në fakt dhe më negativiste. Tërë doktrinat politike të shekullit XX duken sikur shpallen në një “vdekje të barhë”. Në disa aspekte duket sikur është me të vërtetë kështu.

Ka një “vdekje” të politikës, siç ka dhe një “vdekje” të filozofisë. Por këto nuk janë të absolutizuara, nuk janë fatale. Po kështu fundi i teorive politike në Shqipëri do të thotë që partitë të veprojnë pa koncepte politike. Pra kuturu, pa kauza. Nëse partitë politike nuk kanë kauzë, ato herët ose vonë janë të vdekshme, madje dhe të harrueshme. Dinamika e realitetit është e plotfuqishme. Prandaj arritjet më të mëdha në politikë janë arritjet mendore, shumë më tepër sesa arritjet statistikore dhe numerike.

Duket sikur politikës në Shqipëri, qoftë në të majtë, qoftë në të djathtë, apo dhe në qendër i mungojnë kauzat e mëdha. Dhe kauzat e mëdha nuk janë të pakicës. Kauzat e pakicës janë në të vërtetë një kufizim i mjerueshëm historik. Kauzat e shumicës janë një madhështi e mendimit. Pra e vetë historisë. Këto mendime burojnë, ringjallen, shumëfishohen kur lexohet studimi i Fan Nolit për Makiavelin dhe mendja jonë vihet në lëvizje për ta arsyetuar.

Dikur Fan Noli thoshte se mendja e shqiptarit nuk duhet të jetë një mendje e “lopësuar”. Domethënë që njeriu të mbllaçitet e të mbllaçitet pa pushim pa menduar asgjë, pa u interesuar, pa kujtesë, pa dinjitet, vetëm të vegjetojë dhe kaq. Ndërkohë për lexuesin e Ditës dua të jap një poezi karakteristike të Makiaevlit

Quhet “Oportunizmi”.

Vargjet janë këto:

-Kush je ti që dukesh
Më pak i ëmbël
Ndërsa qiejt
I zbukuron me luks
Paja jote?
Pse je kaq i shqetësuar?
Pse ke krahë në këmbë?
 
S’më njeh?
Jam Oportunizmi.
S’rri kurrë në vend,
Se kam nën këmbë edhe rrota.
 
Po kush të shoqëron?
 
Veç pendimi!

 

Share This Article
30 Comments
  • Problemi qendron ketu:
    Edhe ne se pendohet Ilir Floriri,Pres i Skiperise
    E pengon Monika,krietarja e partise.
    Edhe ne se pendohet Monika..
    E pengon Zonja e Pare…Zonja e dyte..
    Hape rrugen ti i pari,
    Se ne jemi nga Skrapari..
    Se ne jemi nga Tropoja…
    Se ne jemi tere dengla
    Edhe pse na ka dale boja..!
    MOJKOM,Mos shpreso tek pendimi skipetare!

  • nje nivel medioker te kulttures politik, vetem?
    Sa bute e theni..*
    Jo kjo klase politike eshte lumpen klase politike, intelektuale.
    Ka nje fjale tjeter per t’i karakterizuar :te pangopurit! Dikur nuk kishin as buke as breke, e lere me kulture e sot per te kompensuar komplexet e tyre te duikurshme na tregojne si harxhojne millionat per kotsira e ne kirurgi per t’u duke ma te bukur !…
    Lumpenproletariat dje lumpen njereze sot!
    Harrojne vetem nje gje: Fisnikeria nuk blihet!

    • Mos u ngatero me Proletariatin LilI .
      Proletariati nuk Lumpenoje por Ndertoje .

      Lumpenizmi i sotem !
      Le te marrim Rritjen e Ujit .

      Uji , Ajri dhe Dielli kerkojne ti privatizojne .

      Tashme uji eshte Privatizuar .
      Me pretekstin e Investimeve kekojne Ngritjen e çmimit te ujit .

      Ju kane thene qe shteti eshte si nje familje .
      GENJESHTER .

      Shteti nuk eshte si nje familje ,
      ” Borxhi publik nuk eshte Borxhi i Qytetarve ”’.
      Shteti me monedhen e tij sovrane , eshte ne Borxh me vetvehten , si Amerika , e japonia .

      Borxhi i shtetit dhe jo i qytetarve eshte nje ” Figure ” e llogarie me numra dhe Letra te krijuara nga ASgjeja .

      Familja nuk mund ti shpikin Lekat , dhe me qe jane Rrogetar te paguar nga shteti kane Kufizime ne Pagesa ,
      Shteti nuk ka kufizime ne pagesa ,

      Defiçitet e shtetit jane kufizimet tona ,
      pra eshte normale , qe sa me shume te SHPENZOJE SHTETI aq me te pasur jemi ne Qytetaret .

      Askush Perveç shtetit nuk munde te shtype Leka .

      Per te investuar eshte shteti ,
      Dhe jo te thote me JEPNI ju o qytetar Leka
      qe une te Investoje .

      Me thjeshte :

      Eshte si ajo reklama e Edvinit me Semaforin .
      Te presim qe populli te kaloje me te kuqe qe te ndertoje spitale , Rruge dhe shkolla .

      ç’fare eshte Fiscal Compakt ?
      eshte parashikimi i reduktimit te borxhit publik .

      ç’fare eshte barazimi i bilancit ?

      eshte gjendja statike , ku nje Qeveri nuk mund te Beje Defiçit ” borxh ” me shpenzimet publike ,
      Nuk mund te krijoj o te Shtypi Leka per te ndertuar spitale , Uje sjellsa ………………………………..pensione , sherbime e plot te tjera .

      Kur te kuptoni se si Funksionon ekonomia ,
      Do ta kuptoni se si Tallen politikanet me ju.

      Eshte ”’ Lopezim ”’ i mendjes kur u thone
      qe shteti Behet duke paguar taksat .
      Shteti nuk mbahet nga taksat ,
      Taksa ka tjeter Funksion .

      A duhen paguar taksat PO !

      Por jo kur ato kthehen si mjet per te shtypur Popujt .

      Prandaj , Erion Tumi , ti kerkoje Lekat
      tek Qeferia e Repistit me çitjane ,
      qe te Ndertoje UjeSjellsat .

      Sa shpejt i gjeti Lekat per te LYER ME BOJE pallatet , per fushat e basketbollit ………….

      • O Divjaka
        Proletaret në gjithë botën,
        Ndërtuan varrin e bijve
        E u groposen nga nipërit…

      • Nuk shava proletariatin qe ka fisnikeri e ka punuar me perkushtim per Atdheun siç e nenvizoni,po lumpen proletariatin nga vjen kjo klase parazite e grabitcare qe as nje dite pune si ka dhane Zoti nuk ka krye ne jeten e saj ,po vetem ka dredh e mashtruar per me grabit Atdheun,per te cilin as nuk pyetin kurse proletariati ishte krenar per punen per Atdhe edhe sakrifikoj shume per te.
        Pra mendon si ju edhe pajtohen me gjithe shkrimin tuaj,duhet te behet populli bashke qe te heqe qafe kete klas antikombtare, grabitcare , pa fe e pa atdhé siç shpreheshin dikur njerezet me taban.

    • O Lili
      Fisnikëria as shitet e as blihet…
      Dhe ata fisnikëria që bëhen të tillë prej martesës janë të rremë dhe ato që i blejnë titujt, si buzët e hundët, janë proletariati shpirtëror…

  • teoria e Makiavelit nuk eshte absolute…ka aplikimet e saja…po te ishte absolute i bie qe perandorite dhe mbreterite e mbeshtetura tek pushteti do te ngadhenjenin gjithmone mbi perandorite e besimit…por nuk me rezulton keshtu…Kalifati Arab dhe me vone Perandoria Osmane ngadhenjeu ndaj Bizantit…Rusia Perandorake ngadhenjeu ndaj Napoleonit…”in God we trust” ngadhenjeu ndaj “proletare te te gjitha kombeve bashkohuni”(Stalini flinte me Princin e Makiavelit tek jasteku)…Kisha Katolike i mbijetoi te gjitha dinastive evropiane per dymije vjet…besimi eshte me i forte…aty ku ska besim fiton teoria e Makiavelit…

    • Fatkeqesisht mbijetojne, ndryshojne vetem forma or mik.
      Edhe pas revolucioneve ku bertasin se do t’i sherbejne te pamborjturit me kohe harrojne perse erdhen ne pushtet.

      E sa per kishen katolike, nuk mbijetoi prej besimit, por prej zbatimit te teorive makiavelike duke bere shpelarje truresh kur vete krer;t nuk besonin ne ato qe thonin.

  • Euro Maloku !

    Problemi qendron , TI nuk ke kuptuar asgje
    se ç’eshte shkruar .
    Dhe nuk shpresojme te Kuptosh ,
    Bashke me Mark -ukun luftoni kundra Injorances duke Kavaleruar mbi Injorancen .

    PeRSE SOT nuk shperthen Revolucioni ?

    Marksi i kujtonte Puntorve ::

    Ju puntoret edhe Mark kuku eshte objekt Hiostorie dhe jo koh historoke .

    Sepse historine e bejne , PADRONET , princet ,LEKAT , imperatoret ……………………………….
    ndersa populli i Mark – ukezuar eshte ”’ sallata ”’ haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

    Enver Hoxha ju dha Ndergjegjen klasore ,

    pOR kujt ja dha ? ” çobaneve ”’?

    Ne 1968 , ” plasi revolucioni ”’ per asgje , vetem per SEKS , per pak seks me shume ,
    e shikoni se per sa pak Prinderit tuaj Revolucionuan ?

    Pse Mark Ukat e xhelosur , me ajfona ,
    te pa pune kafeneve , O duke lare Halete e botes nuk Ngrihen ne Revolucion per ato te drejta qe u Takojne ?

    Sepse ne 1968 , kishte akoma nje konflikt Humanist
    ndermjet dy deshirave , Ku interesat e Mark ukeve nuk perputheshin me interesat e Sali – Ilir – Rames .

    Pra ne 1968 , ishte e thjeshte te Linde Revolucioni ndermjat Sherbetorit – e Padronit .

    Kurse sot .
    Mark – Uket dhe Padronet jane nga e njejta ane ,
    dhe mbi ta Qendron nje dimision ANONIM
    qe quhet TREG .
    OSE ME MIRE quheni TEKNIKA FINANCIARE ,
    DHE eshte kjo Teknika qe Mark uku bythe grisur eshte me padronin Sali miliardar bashke nga e njejta ane .

    Me thjeshte per Mark ukat , Vjosat , Intelektualet e tajvanit , ……………………………………..

    Kush eshte tregu ?

    Eshte askushi ………..

    Keshtu ju pergjigj ODISEA kur qorroje Qikllopin .

    E di qe nuk keni me ke te zemeroheni ,
    e te ngriheni ne revolucion , sepse nuk e kuptoni se kush po ju a Fut ,
    Dhimbjen e ndjeni , por se kush po u shkerdhen
    nuk po arrini ta kuptoni , U thone qe eshte Tregu .
    Tregu o dele te ngjyrosura eshte Fantazem ?

    Mos valle ekonomia e tregut eshte Bibla apo Kurani qe nuk mund te ndryshohet ?

  • PO C’A THU O ENVERISTI MIOKOM ZEQO?

    Qe nga fanatik enverist je transformuar tani ne pleqeri ne ithtar makiavelist.

    PO MAKIAVELI NE GJITHE BOTEN MODERNE NJIHET SI PJELLA TOKESORE E ANTIKRISHTIT O MIOKOM ENVERISTI.

    “Mos i trego ASKUJT per shkakun e vertete te nje te gjeje te piset qe ke kryer, nese nuk ke fitim material, prandaj per te arritur qellimin duhet te fshihesh.”

    Ky eshte nje nga postulatet e njohura te teorise se Makiavelit qe tronditi Francen kur Masakra vrastare ne Diten e Shen Bartolemeut ne vitin 23-24 gusht te vitit 1572 u komentuan ne gjithe Boten si veper e Makiavelit me postulatet e tij satanike per pushtetin dhe shtetin pa moral dhe qe shenoi fillimin e levizjes anti-makiaveliste me ne krye Volterin, Frederikun e Madh te Prusise deri ne ditet tona me krijimin e sindikatave kunder PRINCAVE te Makiavelit qe “Justifikojne mjetet satanike per te arritur qellimet patriotike”.

    CILET KANE QENE ITHTARET E MAKIAVELIT?

    Mbreteresha Medici e Frances mesiguri eshte nje nga ithtaret e para te Makiavelit qe urdheroi masakren midis te Krishtereve dhe Hugenoteve, por Enver Hoxha eshte nje nga pasuesit e tij me te zjarrte i ndjekur nga Diktatoret satanike si Hitleri, Stalini, Mao Ce Duni e shume te tjere qe e kishin ne zemer Makiavelin kur deklaronte ne shek. e 15-te:

    “VENDI I NJE PUSHTETARI ESHTE NE FERR, SEPSE PARAJSA ESHTE PER DEBILET DHE DALLKAUKET”

    Po pse o Moikom Enveristi me Makiavelin e gjete ti te justifikosh krimet e Enverit?

    Po Makiavelizmi sot ne te gjitha shtetet demokratike shikohet si nje semundje mendore dhe psiqike more mavri per njerez egoiste, si nje veti e njeriut te LIG per te manipuluar te tjeret per perfitime personale, si nje shfaqje e narcisizmit dhe psikopatise te personave qe kerkojne pushtet me cdo kusht dhe keto cilesi i gjen tek te gjithe BOSAT e politikes sone kombetare.

    • #intelektuali
      Jam plotësisht dakort me Ju.
      Më duket, se ky Zoti Zeqo, nuk lexon literaturën e vendeve të përparuara botërore, por i ka ngelur mendimi tek ushta e socializmit…
      Ky ka nostalgji për diktatorët….e historisë…

    • Lere Makiavelin dhe Enverin o Tajvanist .

      Tek cili kest ke arritur ?
      i mban mend ? Pse duhet te paguaje Populli kestet e tua ?
      Keto krimet 27 vjeçare nuk jane Makabre
      dhe Migjeniane ?

      Nejse — Tajvanist Kumandari !

      Njeriu eshte i perbere nga tre Pjese ,
      o tre komponente ,
      — Pa ndjenja Instiktive
      — Pa ndjenja sociale
      — dhe funksionimi UNE .

      Ndjenja Instiktive – eshte nevoja e species njerzore .

      Ndjenja sociale — eshte Navoja e shoqerise .

      Un , ose Uni — eshte kujdesi qe duhet te mbaje nen kontroll

      Ndjenjen instiktive me ndjenjen Sociale qe jane ne kontradikte .

      Pershembull o Kumandar .,

      Kur themi qe nje person eshte i ekuilibruar ,
      eshte sepse
      mban ne Ekuiliber keto dy Ndjenja .

      [[Ti je ne ekuiliber ? Ti kerkon kestet . 27 vite ….. Ke ekuiliber Tajvani ]]

      Po sikur te gjithe mos ti kontrollonim instiktet ?
      Do te krijohej nje konflikt me ndjenjat sociale ……

      Kumandar – a nuk eshte mire te Burgosim pak Instikt per te patur me shume Siguri sociale ?

      Kete thoshte Enveri ,
      por normal qe ti nuk do te ishe dakort
      Sepse mendon te kesh te Gjithe TEPSINE .

      Valle a e ha dot te gjithe Tepsine o kumandar ?

      Ja pershembull :_
      Berlusken e ka zene Diabeti i lekave
      dhe nuk eshte ne gjendje qe trupi te djege te gjitha ” lekat ” qe merr ……………..

      I nderuar Kumandar !

      Mbas 27 viteve je akoma me Mendimin —

      Me mire i pasur se sa i varfer ?

  • Moikom,
    se pari duhesh falenderuar
    ngaqe sjell prurje pas prurjesh dhe si Makiaveli trazon ujrat e ndenjur, prish koniukturen!
    Por per fat te keq, kunder impenjimit tend kurajoz, dhe me pak ndjekes ne ate realitet ujrash te ndenjura ku fle (gjoja) Elita e Tiranes, je i mbajtur pas, je i avashesuar, prej ngercit te se Majtes…
    Me beso: ne detajet fle …e verteta!
    Moikomi, vihet re disa here, edhe brenda ketij shkrimi, i hap thonjzat, “…, bje fjala per te cituar Nolin apo tjeterkend, por nuk i mbylle ato!!! Keshtu qe nuk merret vesh ku mbaron Noli dhe ku fillon Zeqo!

    Psh, nuk marrim vesh, mendon Makiaveli, Noli apo Zeqo qe “…kauzat e mëdha nuk janë të pakicës. Kauzat e pakicës janë në të vërtetë një kufizim i mjerueshëm historik. Kauzat e shumicës janë një madhështi e mendimit…”?!

    Zeqo eshte gjalle, per fat dhe urojme ta kemi sa me gjate, e mund te shprehet vete sec eshte, Noli mbase duket sikur perkulet pak Majtas ( une nuk ia dhuroj asnje kahu politik, as te asokohe as te sotem, mos o Zot te sotem!!! Ai eshte thjesht nje mendje e madhe e kulturuar, nje shpirt flaut njerezor, pervecse nje memedhetar i perkore), por Makiavel si ka mundesi te merret per masovik, i majte apo populist?!

    Sidosi, Moikom Zeqo eshte.

  • Zoti Zeqo,
    Na sqaroni pak a dini gjë përse nuk erdhi Fan Noli në Shqipëri, megjithëse qeveria e Enver Hoxhës e ka ftuar disa herë dhe ka nderuar emrin e tij në shkolla e rrugë.
    Kam dëgjuar që nuk erdhi, se mikun e tij më të mirë ja vrau Enver Hoxha e prandaj nuk shkeli në tokën mëmë….

    • Per kete duhet te pyesje Nolin , por ai ka vdekur dhe une po te sjell nje bisede te Nolit bere me Intelektualet Tajvanist pro Amerikane ne amerike diku ato nga vitet 60 .
      Ne nje darke me Ballista ishte i ftuar Noli .

      ”” Intelektuali ”’ ballist ” Tajvanisti ”’ i drejtohet ::

      Po mire more Noli si na i hodhi ai Enveri mo ?

      Po ç’ti besh mo ” Nastro” Ja qe populli degjoj ate Enverin dhe jo juve Intelektualeve pro perendimor :

      Dhe vazhdon Noli :

      Ju ” tajvanistet ” me kujtoni nje Histori ne kohen e Aristotelit ,
      Ku Greqia do te bente nje Lufte ,
      Dhe per kete ftoj ne parlament dy Filozofe
      te mbanin fjalimet e tyre ,
      Cili fjalim do te ishhte me i mire dhe me Bindes do te fitonte te drejten te qendronte ne
      Parlament duke jetuar ne athine .
      Kush humbiste do ta internonin ne nje Ishull .

      Foli filozofi A – dhe parlamenti duartrokiti shume .

      foli filozofi B – parlamenti duartrokiti akoma me shume .

      Fitoje filozofi B .

      Filozofin A – e internuan ku atje ngriti nje shkoll filozofie dhe jetonte .
      Per te marre provimet dhe shkollen
      filozofi i Internuar , nxenesve u jepte
      si teze te provimit Fjalimin e tij qe e Internoje .

      Nxenesit , te gjithe thonin qe ky fjalim ishte i Shkelqyer .

      Profesori B pergjigjej ::

      Thoni keshtu se nuk degjoat Fjalimin e atij Maskarait filozofit A .

      E more vesh moj Nausike ?
      Ja pershembull Qy Inelektuali ketu me lart ,
      Thote SE ishte anti enverist sepse enveri i Sekuestroi nje Xhup meshini qe ja kishte dhuruar ambasada Anglese gjate Luftes se dyte
      ngaqe ishte Djalke i bukur ?

      Si thua tine , ç’do gje qe fluturon hahet ?

      • Po c’ke me xhupin prej meshini te intelektualit o fanatik budalla?

        sepse:

        XHUPI anglez eshte nje relike qe ka te beje me historine e gjithe popullit shqyptar kur ne Mukje kishin zbarkuar oficeret e fshehte te SIS-it me urdher direkt nga Winston Churchill me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare ne nje shtet, por me kushtin e kthimit te politikes sone kombetare nga Lindja Bolshevike per te Perendimin Demokratik. Kjo oferte historike qe nuk perseritet me u tradhetua pabesisht nga pederasti Enver Hoxha qe spiunoi anglezet tek kunati i tij kuisling ballist Bahri Omari, ne vilen e te cilit edhe jetonte Enveri me gjithe Nexhmijen si levenda borgjeze pa punuar kurgje. Bahri Omari me lidhjet qe kishte tek Ribentropi qe ishte ministri i jashtem i Hitlerit dergoi ne Shqypni snaipere gjermane profesioniste per t’i vrare anglezet sapo te fillonte Mbledhja e Mukjes, por familja e intelektualit u njoftua ne kohe dhe i qiti oficeret e larte angleze ne Mal te Zi te veshur tebtil si fshatare vendas. Per kete arsye edhe ne shenje mirenjohje nje nga oficeret e larte angleze i fali babait tone xhupin qe ti e permend me tallje dhe perbuzje si nje fanatik enverist debil dhe budalla.

        prandaj:

        LAJE GOJEN ME KOLINOZ KUR TE PERMENDESH EMERIN E FAMILJES SE INTELEKTUALIT!

        dhe:

        Sa me shpjet te shkeputet Shqypnia nga ENVERIZMI MAKIAVELIST aq me shpejt do t’i afrohet vendi yne standarteve te vendeve te tjera ish komuniste te Evropes Lindore,

        ndryshe:

        DO TE MBETET SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU NE ZEMER TE EVROPES.

        • Sa sterlina te paguanin Anglezet , dhe si qaje per shqiperine duke enderuar angline ?
          Perse nuk e ngre bythen tende te fishkur ,
          e te shkosh te jetosh ne londer ..

  • Moikom, mos hallakat shumë duke u marrë me shumë gjëra njëherësh se pastaj ia fut kot si kali pelës.
    Sipas “Free Dictionary of English Language”, citoj- The political doctrine of Machiavelli, which denies the relevance of morality in political affairs and holds that craft and deceit are justified in pursuing and maintaining political power.
    Pra ti gabon kur thua se ‘Qëllimi justifikon mjetin’, nuk është filosofia politike e Makiavelit . Pra doktrine e tij është imorale dhe djallëzore.
    Sipas Wikipedisë- Të sjellurit tinzar e me dy fytyra në politikë e në çdo rrethanë. Në psikologjinë e sotme Makiavelizmi është një personalitet me tipare të trefishta (dark triad)- narcisizmi, Makiavelizmi, dhe psikopatia. Përdorimi i termit ‘dark’ (i errët) tregon se ata njerëz që kanë këto tipare kanë prirje keqbërëse.
    Tek ne unë s’gjej njeri më adapt që aplikon me zell makiavelizmin se Sali Berisha.

    Për ty Mokom, -të marrësh dije do të thotë të thellohesh në analiza dhe sinteza të forta. Të shkruash për një temë, veç kësaj duhet të kesh dhe soliditetin dhe sigurinë e atyre që thua se nganjëherë na rrëmben enthuziazmi dhe pasioni për të thënë gjëra, që fatkeqësisht ngelen gjysmake ose thuhen tjetër për tjetër. Kush dëshiron të kuptojë sjelljen e Saliut,personi që ka dominue politikën shqiptare postkomuniste le të lexojë tek Wiki termin ‘dark triad’.

    • Si the mo? Miokomi ja fut si kau peles? Dhe pse? Se ka shkrojtur “Qoftë dhe rileximi i shkrimit eseistik të Fan Nolit na bën më të ndjeshëm, na bën pikërisht të jemi më të vetëdijshëm për të qenë të pakënaqur, më kërkues dhe më kriticist ndaj kësaj klase politike e cila, veç të tjerave ka një nivel mediokër të kulturës politike, madje ka gjasa që shumica e politikanëve, kanë këtu parasysh edhe tërë koleksionin e deputetëve gati anonimë, në shumicën e tyre, gjatë këtyre 25 vjetëve, që nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë njohur Makiavelin.

      Apo sepse sipas ca uikipedianeve “ala-mark.uk”, te cilet interesat e ngushta i nxisin here pas here te kapen fort pas perkufizimeve absurde, se gjoja doktrina e Makiavelit na paskesh qene thjesht nje doktrine “imorale dhe djallezore”?

      QUATSCH…

      Sa per dijeni, koha ime eshte mjaft e kufizuar per te sjelle shkrime te panumerta te karakterit filozofik, por per sot po mjaftohem me nje pjese te permbledhjes se nje dizertacioni te nje akademiku austriak, emri i te cilit per momentin s’po me kujtohet.

      “Tanto nomini nullum par elogium!” (Madhështisë së këtij emri nuk i afrohet dot asnjë lavdërim!)

      Makiaveli ishte veçanërisht i interesuar për qëndrueshmërinë, stabilitetin e brendshëm dhe ekspansionin e jashtëm të komunitetit politik. Ai krijoi një teori realiste të politikës, të cilën ai shkëput nga varësitë dhe relancat normative kristiane – njëlloj ashtu si dikur Koperniku i çliroi shkencat e natyrorës nga përqafimet e fesë.

      Mbështetja e fortë e Makiavelit në antikitetin, transformimi prej tij i fesë si mjet i politikës dhe lëvdatat e tij për vetëbesimin, së cilës ai i jep më tepër priritet se sa besimi ke Zoti, e reshtojnë Makiavelin krahas shkrimtareve dhe filozofëve modernë.

    • Nuk e kuptoj perse disa komentuae i sulen Moikomi kur ai i referohet Fan Nolit dhe ne jep ne mundesine te njihemi me vepren e tij.

      Sa per Dark Triad, (shpjegimi me poshte) qe kur e lexon te vjen ne mendje, Saliu i pari( se na djeg ne lekure) i pasuar nga Trump, Hitler, Duce, etj, etj:

      Trekendëshi i errët është një subjekt në psikologji që përqendrohet në tri tipare të personalitetit: narcizmin, makiavellianizmin dhe psikopatinë. Përdorimi i termit “i errët” nënkupton që njerëzit që i posedojnë këto tipare kanë cilësi keqashëse.

  • or moikom; ti makiavelli dhe gjith ata qe komentojne ketu, ne qofte se kthimin e prones ish feudaleve, nuk e quani krim kunder njerezimit; vafshi n’esfel……dhe ameriken; shtet fashist, qe mbante parrulla publike : “ndalohet hyrja per qente dhe zezaket” para viteve 60-te .

  • Moikom, mos u hallakat shumë duke u marrë me shumë gjëra njëherësh se pastaj ia fut kot si kau pelës.
    Sipas “Free Dictionary of English Language”, citoj- The political doctrine of Machiavelli, which denies the relevance of morality in political affairs and holds that craft and deceit are justified in pursuing and maintaining political power.
    Pra ti gabon kur thua se ‘Qëllimi justifikon mjetin’, nuk është filosofia politike e Makiavelit . Pra doktrine e tij është imorale dhe djallëzore.
    Sipas Wikipedisë- Të sjellurit tinzar e me dy fytyra në politikë e në çdo rrethanë. Në psikologjinë e sotme Makiavelizmi është një personalitet me tipare të trefishta (dark triad)- narcisizmi, Makiavelizmi, dhe psikopatia. Përdorimi i termit ‘dark’ (i errët) tregon se ata njerëz që kanë këto tipare kanë prirje keqbërëse.
    Tek ne unë s’gjej njeri më adapt që aplikon me zell makiavelizmin se Sali Berisha.

    Për ty Moikom, -të marrësh dije do të thotë të thellohesh në analiza dhe sinteza të forta. Të shkruash për një temë, veç kësaj duhet të kesh dhe soliditetin dhe sigurinë e atyre që thua se nganjëherë na rrëmben enthuziazmi dhe pasioni për të thënë gjëra, që fatkeqësisht ngelen gjysmake ose thuhen tjetër për tjetër. Kush dëshiron të kuptojë sjelljen e Saliut,personi që ka dominue politikën shqiptare postkomuniste le të lexojë tek Wiki termin ‘dark triad’.

    • Edhe nje here, me nja dy korrigjime te vogla drejtshkrimore

      “Tanto nomini nullum par elogium!” (Madhështisë së këtij emri nuk i afrohet dot asnjë lavdërim!)

      Makiaveli ishte veçanërisht i interesuar për qëndrueshmërinë, stabilitetin e brendshëm dhe ekspansionin e jashtëm të komunitetit politik. Ai krijoi një teori realiste të politikës, të cilën ai shkëput nga varësitë dhe relancat normative kristiane – njëlloj ashtu si dikur Koperniku i çliroi shkencat e natyrrës nga përqafimet e fesë.

      Mbështetja e fortë e Makiavelit në antikitetin, transformimi prej tij i fesë si mjet i politikës dhe lëvdatat e tij për vetëbesimin, së cilës ai i jep më tepër prioritet se sa besimi ke Zoti, e reshtojnë Makiavelin krahas shkrimtareve dhe filozofëve modernë.

    • Gojet e Liga thone se dikush prej redaktoreve te gazetes Dita ka filluar te ushqehet me… komente.

      Ka shume indicje qe vertetojne se vetem dy-tre ditet e fundit prej tij/saj jane kullufitur pa asnje shkak me dhjetra te tilla.

      Nga ana tjeter ky/kjo redaktor/e ka bere kujdes qe te mos lihen pa u publikuar thirrjet skandaloze te komentuesit “ARBEN”. disa prej te cilave me permbajtje thellesisht radikalo-islamike, ku direkt ose indirekt predikohet dhe dhune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *