Hyn për të vjedhur në shtëpinë e gruas së ve, tenton edhe ta përdhunojë

anazapta

Shkon për të vjedhur, por tenton t’i futet në krevat të zonjës së shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh të Lezhës. Drilon Përduka, 28 vjeç, ka hyrë gjatë natës në shtëpinë e një 40-vjeçareje, të cilës i kishte vdekur bashkëshorti. Qëllimi i 28-vjeçarit ka qenë vjedhja në shtëpinë e gruas, por pasi marrë disa bizhuteri floriri e celularë, ka menduar të përfitojë edhe seksualisht nga ajo. Ai ka tentuar ta përdhunojë, në të njëjtën dhomë ku po flinin edhe dy vajzat e saj.  Por kundërshtimi me forcë i gruas ka bërë që të ndërhyjnë menjëherë kunetërit e saj, të cilët e kanë ndaluar dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Gjatë marrjes në pyetje nga ana e bluve të Lezhës, gruaja ka treguar se 28-vjeçari e kishte ngacmuar vazhdimisht, por ajo kishte refuzuar kontaktin me të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *