Samiti i Triestes, Rama rrëfen sekretin: Presidenti i Francës kërkoi atlete si të miat, ia dhurova

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama është komentuar gjerësisht gjatë këtij, më shumë, pasi është shfaqur me veshje sportive dhe atlete, jo vetëm gjatë fushatës elektorale por edhe në takimet e nivelit të lartë jashtë vendit.

Në emisionin “Tek unë me Arjola Shehun” në INtv, kryeministri Rama ka treguar detaje të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, jo vetëm politike. Ai ka folur për raportet me bashkëshorten Lindën, nënën Anetën, dhe fëmijët.

Gjatë intervistës ndër të tjera, kryeministri ka folur për komentet lidhur me veshjen e tij në Trieste, sidomos për atletet e famshme për të cilat e shigjetuan pa fund dhe e akuzuan për prezantim jo dinjitoz.

E për këtë rast, kryeministri Rama tregoi një sekret, gjatë komunikimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilit i dhuroi një palë atlete si të tijat, pasi ai ia kishte kërkuar.

“Mund t’ju zbuloj një sekret të vogël, presidentit të Francës i çova një palë atlete se i pëlqyen shumë, i do këto i thash, apo një palë si këto, më tha një palë të tjera se këto nuk më bëjnë. Sa e ke numrin i thashë, dhe i dhurova një palë dhe ai u gëzua”, tha Rama, duke shtuar se Macron e ka numrin e këmbës 44, kurse ai 46.

Share This Article
4 Comments
  • Ti e ke numrin 56,se 46 e ka numrin 1 e 85-sa.Ai presidenti i Frances,nuk gjinte dot atlete si te Rames ne France?Po tallen me atletet e Rames si talleshin me anglishten e Berishes.

  • Jane bashkuar dy pallat.
    Ky palla i Frances ka marre per grua Nonen e vet 24 vjet me te madhe, tani ajo eshte ne moshen e pleqerise dhe shetit me Macron e veshur me pampers, ndersa bemat e Edit per grate dihen dhe nuk eshte e nevojshme te perseriten.
    Eshte ligj i natyres te gjithe budallenje e kane kemben me numer te madh, hyjne tek kafshet e egra, nuk kane kembe por putra, u duhen kepuce me porosi.

  • Qeveritaret tane kane lene e vazhdojne te lene koqen e
    namit neper bote ! Vetem njeri dinte te vishej e te sillej
    sic i kishte hije nje lideri por Ai ka vdekur per t’u kujtuar
    pergjithemone si modeli i udheheqsit shqiptar ….!!!
    Emrin e te cilit nuk po e permend sepse mjafton aludimi
    dhe cdo shqiptar kudo ne Shqiperi e ne bote e kupton se
    per cilin personazh behet fjale ……..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *