Interi fiton edhe miqësoren e tretë ndaj Çelsit, Kondogbia shënon super autogol

Gazeta Dita

Interi ka fituar edhe miqësoren e tretë në turneun ICC duke mposhtur me rezultatin 1-2 Çelsin e Antonio Kontes. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë me anë të Jovetiç i cili gaboi në goditjen e penalltisë por e korrigjoi menjëherë atë duke shtyrë në rrjetë topin e kthyer në lojë pas pritjes së bërë nga Kurtua.

Në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 53-të, Perisiç shënoi golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Luçiano Spaleti. Çelsi ngushtoi rezultatin në minutën e 74-t falë një super autogoli të Kondogbia, por gjithsesi nuk arriti të shmangte humbjen.

Dy trajnerët aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion./panoramasport/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *