FOTOT/ Pishinë në tren, vetëm në Tajvan

Gazeta Dita

Mos u alarmoni nëse udhëtarët e tjerë fillojnë të zhvishen në një tren të metrosë në Taipei.

Për të festuar faktin se janë qyteti mikpritës i Universiade 2017, Olimpiadën për atletë nga universiteteve ndërkombëtare,kryeqyteti i Tajvanit ka transformuar një tren me gjashtë vagonë në gjashtë vende të ndryshme sportive: një pistë vrapimi, fushë futbolli, basketbolli, për sportet me hedhje dhe një pishinë.

Por në fakt këto janë vetëm pamje në 3D që kanë frymëzuar disa udhëtarë që të zhyten në të.

“Shumë njerëz janë ende të pafamiljarizuar me disa nga mjediset sportive dhe ne shpresojmë që ta sjellim sportin më pranë jetës së tyre të përditshme,”-ka thënë një zëdhënës u Departamentit të Informacionit dhe Turizmit të qytetit për CNN. “Rindërtimi i trenit, që është nje mjet i përditshëm udhëtimi mund ti frymëzojë.”

Vagoni i pishinës, me një dyshme që ngjan me një sipërfaqe të vërtetë uji, është më e populluara.

Hsu Tzu-Hsiung, një atlet i cili ka përfaqësuar Tajvanin në garat ndërkombëtare të sporteve të ujit, ishte një nga udhëtarët që ka bërë foto me veshje të plotë të notit.

“Kam pritur derisa shumica e pasagjerëve u larguan nga treni për të marrë ato fotografi,” thotë ai. “Mendoj se është një fushatë argëtimi për të rritur ndërgjegjësimin për sportin dhe për të bërë publikun që të përfshihet në lojëra”.

Treni do të udhëtojë në Linjën MRT të Songshan-Xindian të Taipei deri më 30 gusht 2017.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *