James ndahet pas gjashtë vitesh martesë, “fajin” e ka kjo ruse

Gazeta Dita

Pas gjashtë vitesh martesë, James Rodriguez është divorcuar nga bukuroshja Daniela Ospina, motra e shokut të tij të skuadrës në kombëtaren kolumbiane, David Ospina.

Ata gjithnjë janë parë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por tashmë gjithçka ka marrë fund ndërmjet tyre. Siç raportojnë mediet spanjolle dhe ato kolumbiane, mesfushori, i cili këtë verë është huazuar për dy vite te Bayern, nuk e ka kërkuar divorcin, por është detyruar prej ish-gruas së tij, e cila ka marrë vesh se ai e tradhton.

“Fajtorja” e madhe është modelja ruse Helga Lovekaty. 23-vjeçarja ka 3,3 milionë ndjekës në “Instagram” dhe është shumë e njohur në Rusi dhe jo vetëm. Ende nuk dihet me saktësi nëse kjo është e vërtetë dhe, nëse po, si është takuar me kapitenin e Kolumbisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *