Në lajmet e “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. GSH.al ka publikuar sot nje shkrim të 26 dhjetorit 2009, për Ina Ramën, kohë kur ajo ishte kryeprokurore.
Zbulohet familja e kryeprokurores Ina Rama kapet me bashkëshortin dhe dy vajzat larg kryeqytetit:
Prej dy vjetësh ajo drejton institucionin hijerëndë të Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe pse imazhi i saj është krejt në kontrast me atë çfarë përfaqëson. Pasi ëmbëlsia që përcjell përmes portretit, shtatit apo edhe fjalës, i thyejnë të gjitha hezitimet për t’iu afruar kryeprokurores Ina Rama. E megjithatë nëse para dy vjetësh, kohë kur ajo u vendos në krye të këtij institucioni, u tregua e hapur ndaj intervistave personale, së fundmi impenjimet në punë e kanë kufizuar së tepërmi.
Por “Bluetooth”, pas tentativave të shumta për t’u servirur jetën e kryeprokurores Rama, më në fund duket se ia ka dalë mbanë. Madje, ndjekja jonë ka arritur deri në Elbasan. Këtë fillimjavë, babai i Ina Ramës, regjisori Haxhi Rama ka dhënë premierën e komedisë “Një lidhje për zgjidhje” në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Ina, si një ndjekëse e rregullt jo vetëm e shfaqjeve të të atit, por të gjithë aktiviteteve kulturore, është zhvendosur në qytetin fqinj të Tiranës.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe dy vajzat e vogla, të cilët zbulohen për herë të parë në faqet e suplementit tonë.
Sapo është futur në teatër, krejt natyrshëm ka tërhequr vëmendjen dhe ajo si gjithmonë e mirësjellshme ka respektuar njerëzit e pranishëm, si dhe miqtë e të atit. Më tej është ulur me familjen e saj në një prej llozhave të teatrit. Sigurisht që gjatë gjithë këtij procesi ajo është shoqëruar nga sytë e kureshtarëve. E veshur me një pallto të kuqe, ajo duket se ka përcjellë atmosferën festive, e po aq binin në sy edhe dy bukuroshet e saj të veshura përkatësisht me pallto çiklami dhe të bardhë. Veshje që sigurisht janë zgjedhur me shije nga mamaja e tyre, që gjithmonë ka rënë në sy për një paraqitje sa serioze aq edhe moderne. Pasi kanë shijuar shfaqjen gjithë humor, Ina dhe familja e saj i është kthyer kryeqytetit për të vazhduar ritmin e përditshëm.


pallto midis veres??
A jeni ftohe ne tajare ju te gazetes???
DUHET TE DENOHET me burg NJESOJ SI TERE PARARDHESIT E SAJ DHE LLALLA QE NGA KREU I AKUZES KANE BERE AVOKATE TE KRIMIT!
O jetimet e 21 Janarit,jo vetem ne burg Ina Rama ,por ti sekuhestrohet pasuaria e vene nga fuqia e pushtetit,pra me korrupsion.Vetem keshtu fillon ndertimi i shetit te se Drejtes.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga cfrytezimi i fuqise se pushteteve te superkorruptuar e te superkriminalizuara ne dite vite qe kerkon drejtesi.Vullkani popullore po vlon,ate nuke ka kush te ta ndale se ka marre bekimin e Zotit,USA-s dhe BE-se.Besoni,dita e shtetit te se Drejtes po vjen,kur keto mije kenetash e bije dhe mostrash te diktatures komuniste,do ti shohim ne burg si pjese e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot.Keto vampire qe nga te pabreke i gjeti dita dhe miljonere i ngrysi nata nga cfrytezimi i pushteteve.Po vjen dita qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet……..,duan apo nuke duan ata.
Oj ti amerikane…..lexoje per kur behet fjale….26 Dhjetor 2009…..apo ti jeton ne San Diego te Kalifornise,se atje eshte njelloje Dhjetori me Korrikun,por ne Shqiperi Dhjetori eshte dimer oj ti amerikania emigrante.
Bamir Topi e beri kryeprorore.Berisha eq quajti Silva Kundi.Te pakten te mos e harroj,sidomos Bamirit…..