Guardiolës nuk i mjaftojnë 220 mln euro, do edhe një mbrojtës

Gazeta Dita

Edhe në këtë sesion të merkatos, Manchester City po vazhdon të investojë shifra të çmendura për të vënë në dispozicion të Guardiola-s një super ekip.

Me largimin shumë të mundshëm të Eliaquim Mangala, dhe qëndrimin pothuajse të sigurt të Kompany, Otamendi dhe Stones, tekniku i “Citizens” i ka kërkuar drejtuesve një qendërmbrojtës tjetër. Në prag të ndeshjes me Tottenham, e vlefshme për International Champions Cup, ish-trajneri i Barcelona-s ka deklaruar:

“Nuk na kanë mbetur shumë fonde për të shpenzuar, por do të shohim”. Klubi anglez ka investuar 220 milionë euro deri tani për Ederson, Walker, Danilo, Mendy dhe Bernardo Silva, por për Pep këta nuk mjaftojnë.

Edhe Alexis Sanchez me Mbappe kanë përfunduar në radarin e Manchester City, por trajneri spanjoll ka preferuar ta anashkalojë këtë temë: “Janë lojtarë të Arsenal dhe Monaco”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *