Barcelona planifikon të denoncojë dhe çojë Paris Saint-Germain në gjykatën e UEFA-s, nëse konfirmohet që klubi francez do të paguajë klauzolën për blerjen e Neymar, të vlerësuar në shumën 222 milionë euro. Klubi katalanas do të prezantojë para trupës gjykuese të UEFA-s pretendimet dhe ankesat në lidhje me mos respektimin e Fair Play financiar nga ana e klubit francez.
Të gjitha llogaritë e klubeve të mëdha europiane janë publike dhe asnjëra prej tyre nuk ka aq shumë para të deklaruara në gjendje, sa për të realizuar këtë transaksion. Në këtë mënyrë, Barcelona i bashkohet pretendimeve të bëra më parë nga Javier Tebas, presidenti i La Ligas, për të kallzuar të ashtëquajturit klubet e shtetit. Nga Barcelona kuptohet se, nëse Neymar do të paguajë klauzolën e largimit, paratë nuk do të vijnë nga fondi i PSG, por nga një ent tjetër, çka do të ishte subjekt i hetimt të UEFA-s.
Konkretisht PSG është ndëshkuar dhe gjobitur për thyerje të rregullave të Fair Play financiar, njëlloj si Manchester City. Një sanksion i ri nuk do të limitohej më vetëm në një gjobë dhe ndëshkim financiar, por mund të shkojë edhe përtej me pezullime apo përjashtime në kompeticioniet europiane, e mbase deri aty sa të ndalë atë që të aktivizohet në UEFA Champions League.
