Juventus, transferimi i Dybala përfundon nën hetim

Gazeta Dita

Prokuroria e Palermos po heton transferimet e Paulo Dybala nga viti 2012-të deri më sot. Sicc ka bërë të ditur “La Repubblica”, prokuroria siciliane po analizon transaksionet që kanë dërguar “La Joya”, në 2012-ën, nga Insituto de Cordoba te Palermo (për rreth 11 milionë euro) dhe nga Palermo tek Juventus (për 40 milionë euro në verën e 2015-ës).

Në shënjestrën e prokurorisë është vënë edhe “Pencil Hill”, kompania që drejtohet nga menaxheri i argjentinasit Gustavo Mascardi, i cili ka përfituar më shumë se 12 milionë euro nga transferimet e ndryshme të sulmuesit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *