Jalë-Dhërmi/ BMW-ja me shpejtësi të madhe përmbyset në mes të rrugës. Tre të plagosur rëndë

Gazeta Dita

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Jalë-Dhërmi. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se makina ishte e tipit BMW, me targa angleze “TNZ 2840”.

Në makinën e cila u kthye përmbys ndodheshin 3 të rinj, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, BMW ishte me shpejtësi të madhe dhe ky ishte shkaku që automjeti u përmbys.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *