Në përfundim të ndeshjes mes Palmeiras dhe Avai, trajneri i padronëve të shtëpisë, Cuca ka folur për të sqaruar situatën në lidhje me mesfushorin brazilian, ish-futbollistin e Inter, Felipe Melo, sërish i përjashtuar.
“Felipe Melo është një futbollist që ka luajtur vetëm në klube të mëdha, në Brazil sikurse dhe në perëndim. Ka luajtur në përfaqësuese, duke marrë pjesë në një Botëror. Ka luajtur për skuadra të një niveli të lartë dhe është një futbollist i madh”, deklaori trajneri i Palmeiras.
“Është e natyrshme që një futbollist i këtij tipi, me një personalitet të lartë, të hasë vështirësi për të luajtur në skenare të ndryshme, ose që të mos luajë. Mund të kuptoj që Felipe mund të mos jetë i lumtur. Kemi folur për këtë çështje dhe i kam sqaruar problemet duke e këshilluar që të zgjedhë më të mirën për karrierën dhe jetën e tij.
Në të ardhmen mund të krijojë probleme dhe ai e di këtë gjë. Nuk është një mollë e krimbur, apo gjëra të ngjashme. Ai është një profesionist serioz dhe kjo nuk diskutohet, por nuk hyn si titullar në idetë dhe planet e mia. Vendimi është marrë në marrëveshje të përbashkët me drejtuesit dhe presidentin”, përfundoi trajneri i skuadrës braziliane, Palmeiras.
