Shtetet arabe në një deklaratë të lëshuar sot (30 korrik), thanë se nuk do të bënin kompromise me kërkesat e tyre drejtuar Katarit, me synim që shteti i vogël i Gjirit të ndryshojë politikat e veta. Kriza e thellë diplomatike midis vendeve po hyn në muajin e tretë.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë lidhjet me Katarin më 5 qershor, duke akuzuar Dohan për mbështetje financiare ndaj grupeve ekstremiste, lidhje me rivalin e tyre historik Iranin, etj. Katari i ka mohuar akuzat.
Ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Egjipt, të cilët u takuan në kryeqytetin e Bahreinit më 30 korrik, thanë se ishin të hapur për bisedime me Katarin me kusht që “të ndalojë mbështetjen dhe financimin e terrorizmit”.
“Ne përsërisim rëndësinë e pajtimit të Katarit me 13 kërkesat e përshkruara nga katër shtetet”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar sot.
Blloku i udhëhequr nga Arabia Saudite ka të paktën 13 kërkesa, e midis tyre është mbyllja e kanalit televiziv Al-Jazeera, zvogëlimin e lidhjeve me Iranin, mbylljen e bazës ushtarake turke në vend, ndërprerjen e financimit të Vëllazërisë Myslimane, etj.
Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir tha se Katari nuk ishte serioz në trajtimin e kërkesave.
“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me Katarin për zbatimin e kërkesave, nëse Katari është serioz, por është e qartë se nuk është”, tha ai.
Katër vendet kanë listuar gjithashtu “gjashtë parime” që ata duan që Katari të miratojë.
Më parë, gazeta al-Hayat tha, duke cituar burime të paidentifikuara të Gjirit, se katër vendet “pritet të vendosin sanksione që do të ndikojnë gradualisht në ekonominë e Katarit”.
Arabia Saudite ka mbyllur kufirin tokësor me Katarin, ndërsa të katër vendet kanë ndërprerë lidhjet ajrore dhe detare me Dohën, duke kërkuar që vendi eksportues i gazit të marrë disa masa për të treguar se po ndryshonte politikat e saj.
Turqia dhe Irani janë duke furnizuar Katarin me prodhime të freskëta, shpendë si dhe produktet e qumështit dhe nënproduktet e tij.

KJO PUNA E KATARIT, ESHTE HISTORIA E MIKUT
TE VJETER, QE TE ZE RRUGEN.
NE TE NJEJTEN POZITE, PO VENDOSET
GJERMANIA, I KUNDERSHTOI SANKSIONET
KUNDER RUSISE, MADJE MINISTRJA E
EKONOMISE, U SHPREH SE DO TE SHQYRTOJNE
MUNDESINE, TE VENDOSIN SANKSIONE NDAJ
AMERIKES