Nuk është e lehtë t’ia hedhësh një ujku të vjetër si Arsene Wenger. Këtë e di mirë Alexis Sanchez, të cili i është paraqitur te dera e shtëpisë mjeku për të verifikuar nëse ai ishte me të vërtetë i sëmurë. Sulmuesi kilian, në ditët e kalauar, i kishte dërguar klubit një raport mjekësor për të justifikuar mungesën e tij në grumbullimin e Arsenal, duke postuar edhe një fotografi në Instagram ku është shfaqur i mbuluar me shall për t’u mbrojtur nga i ftohti.
E vërtetë apo vetëm një justifikim për të forcuar transferimin e tij te Manchester City ose Bayern Munich? Arsene Wenger nuk ka dashur të rrezikojë dhe ka dërguar në shtëpinë e kialinit mjekun e klubit, që ka konfirmuar se lojtari ishte sëmurë. “Gjithçka në rregull, do të kthehet në stërvitje të martën”, ka thënë trajneri i londinezëve për “Daily Mail”.
