Mbetjet në Kamëz, banorët në protestë, Mziu refuzon takimin

Ornela

Qytetarët e Kamzës dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste, kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara Bashkisë së Kamzës, kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies së tyre në lumin e Tërkuzës.

Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një peticion, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu por ky i fundit i ka refuzuar.

Ata janë futur në ambientet e hollit të Bashkisë Kamëz, por janë ndaluar nga punonjës të Policisë Bashkiake me argumentin se banorët s’kanë paguar taksat.

Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth.

Ankesat e banorëve janë se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive.

Banorët kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të gjetur zgjidhje për trajtimin e mbetjeve në vende të përshtatshme larg zonave të banuara.

Share This Article
1 Comment
  • Mire bejne banoret qe ngrihen tashti ,por zgjedhjet sapo e mbushen muajin qe jane zhvilluar dhe keto mbeturina aty ishin , nuk u krijuan ne nji muaj .Perse e votuan kete Meziun.?Tashti per kete katastrof mjedisore a do te pergjigjet edhe kjo ministria e mjedisit , apo kjo s’ka lidhje me ministrine se ministrija merret me pune te medha shkencore e studimore dhe jo dava plehrash te nji bashkie ne periferi te kryeqytetit qe i djeg keto plehra duke helmuar qytetaret e saj por edhe te qyteteve per rreth

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *