Policia e Korçës ka arrestuar ish punonjësin e Thesarit në Bankën e Shqipërisë, Emiljano Lamçe, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Mire kete e paskeni kapur ne kufi ,po ate ish guvernatorin e bankes , qe ka shperfillur jo vetem drejtesine por edhe qeverine ose me mire qeverite se edhe ajo e mepareshmja e kishte zgjedhur vete dhe donte te gezonte edhe” frutet’ e punes se saj ; Keshtu qe Fullani shpetoj nga kujdesi i te dyja qeverive,megjithse ju faktuan nga shperdorim detyre me shpenzimet marramendese ne banke me pagat dhe materiale lluksi e deri ne blerjen e ish hotel dajtit qe ka mbetur si nji dru ne shkretetire.Nuk e di me saktesi ne se i mori ato 36 pagat qe mendonte se i takonin se kerkesa tjeter per tu rikthyer ne detyren e mepareshme e di qe nuk eshte pranuar, me gjithe perpjekjet e te shoqes per kete”padrejtesi”te drejtesise.!
Mos u merrni me Fullanin, se ai eshte monument “kulture”, dhe mbrohet nga shteti! E cfare besimi do krijohet me nje shtet qe dhe ate qe ka vjedhur miliona, e shperblen, dhe e le te lire dhe te qete ne shtepi? Nje paradoks, qe veshtire se i a gjen shokun ne asnje vend tjeter te globit! Turp e faqe e zeze!