Dhimbjet testikulare, çfarë i shkakton dhe si duhen trajtuar

Ornela

Mjekja Ilda Xhelili vë në dukje se shpesh simptomat mund të jenë shumë të ngjashme për shkaktarë të ndryshëm, duke e bërë të vështirë diagnozën diferenciale, prandaj, dhimbjet testikulare kërkojnë një trajtim mjekësor të specializuar

 Pranvera Kola – DITA

Prania e dhimbjeve në testikujt nuk duhet të neglizhohet. Me të shfaqur simptomat e para duhet të merrni menjëherë ndihmën e specializuar mjekësore, me qëllim për të shmangur ndërlikimet që këto dhimbje mund të sjellin në rast se nuk trajtohen në kohën e duhur. janë një sërë faktorësh që çojnë drejt dhimbjeve testikulare. Mjekja Ilda Xhelili ndalet në detajimin e këtyre faktorëve, simptomave të sëmundjes, si dhe masave që duhet të merren për t’i trajtuar në kohë.

“Testikujt janë pjesë e organeve riprodhuese të mashkullit, me një funksion primar të prodhimit të spermës dhe të hormonit mashkullor testosterone. Testikujt qëndrojnë brenda një strukture të jashtme të quajtur scrotum, i cili ndodhet midis penisit dhe anusit. Testikujt e të rriturve janë të ngjashëm me madhësinë e ullinjve të mëdhenj dhe është e zakonshme që një testikul të varet më poshtë se tjetri brenda në scrotum. Prapa testikujve ndodhet epidimiti, një strukturë testikulare si spirale që ka funksion të ruajë dhe transportojë spermatozoidet e prodhuara. Kordoni spermatozoid përmban enë gjaku, nerva, enë limfatike dhe kalon nga barku për t’u lidhur me çdo testikul”, vë në dukje mjekja Ilda Xhelili.

Sipas saj, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku specialist në rast të pranisë së këtyre dhimbjeve. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara edhe llojet e testeve dhe ekzaminimeve që duhet të kryeni për diagnostikimin e saktë të sëmundjes, çka përcakton edhe llojet e trajtimit që duhet të ndiqni.

Si manifestohen dhimbjet testikulare?

Këto janë dhimbje, ose ndjenjë sikleti që manifestohen në një, ose të dy testikujt. Dhimbja mund të vijë nga vetë testikujt, por mund të jetë rezultat i problemeve të tjera shëndetësore që vijnë nga scrotumi, organet e barkut, si edhe nga bacini (legeni).

Dhimbjet testikulare mund të jenë akute (afatshkurtër), ose kronike (afatgjatë), mund të jenë konstante, apo edhe me ndërprerje. Simptomat dhe shenjat klinike ndryshojnë në varësi të shkakut të dhimbjes. Megjithatë, shpesh simptomat mund të jenë shumë të ngjashme për shkaktarë të ndryshëm, duke e bërë të vështirë diagnozën diferenciale.

Prandaj, e theksoj që dhimbjet testikulare kërkojnë një trajtim mjekësor të specializuar. Shkaku më i shpeshtë është torsioni (përdredhja) dhe kjo manifestohet me fillim të menjëhershëm të dhimbjes dhe e lokalizuar në një testikul, majtas, ose djathtas. Përveç dhimbjes mund të shfaqet ënjtje dhe skuqje e lëkurës, dhimbje barku, gjendje ethore (me të dridhura), si edhe humbja e disa reflekseve në zonën e prekur.

Shkak tjetër përbën epididimiti që paraqet një fillim gradual, nga dhimbje të buta deri në të forta, e lokalizuar zakonisht në njërën anë dhe mund të shoqërohet gjithashtu me të përziera, të vjella, dhimbje barku, gjendje ethore, skuqje, apo ënjtje të lëkurës, si edhe fenomene urinare (djegie, urinim i shpeshtë).

Jo rrallë, gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje testikulare, por në këtë rast testikujt kanë pamje normale, pa ënjtje dhe skuqje të lëkurës në zonën përkatëse. Shenja të tjera të gurëve në veshka janë dhimbje barku, nauze (të përziera), të vjella, shenja urinare, si vështirësi gjatë urinimit, urinim me gjak, shpeshtësi dhe djegie.

Po për tumoret testikulare ç’mund të themi në lidhje me simptomat?

Edhe pse në shumicën e rasteve tumoret testikulare nuk paraqesin dhimbje, jo rrallë ato janë prezente. Por, në këto raste shenjat e tjera mund të përfshijnë ndryshime në madhësinë e testit, dhimbje bezdisëse në fund të barkut, në shpinë, apo rrallë edhe në kraharor.

Si ndikojnë traumat dhe dëmtimet  në dhimbjet testikulare?

Në rastin e traumave dhimbjet mund të jenë nga të lehta deri në të rënda, në varësi të dëmtimit, shoqëruar edhe me dhimbje barku, nauze ose të vjella. Në rastin e rupturave (këputje) kemi dëmtimin e indit lidhës që rrethon testikujt. Ky dëmtim çon në grumbullim të gjakut në zonën përreth testikujve (hematocele).

Këto lloj dëmtimesh zakonisht kërkojnë menaxhim të shpejtë kirurgjikal. Jo e rrallë paraqitet dhe hernia inguinale (në rrëzë të kofshës) e cila mund të shkaktojë dhimbje në scrotum dhe në testikuj. Dhimbja forcohet më shumë gjatë efortit fizik, kollitje dhe teshtitjes. Po ashtu mund të jetë prezent në këtë zonë edhe ndjesia e djegies apo çpimit si gjilpëra.

Po infeksionet a çojnë në dhimbje testikulare?

Po, dhimbjet në testikuj mund të shkaktohen edhe si pasojë e infeksioneve të ndryshme, si për shembull parotitis (shytat), por në këtë rast na ndihmojnë shumë shenjat klinike të infeksionit primar. Komplikacionet e ndryshme janë të lidhura me shkaktarët e ndryshëm të dhimbjeve testikulare.

Disa individë mund të vuajnë nga dhimbjet kronike të testikujve edhe pas eliminimit të shkaktarit primar. Po ashtu, mund të kemi dëmtime të përhershme të testikujve, çrregullime seksuale, apo edhe problem të fertilitetit deri në sterilitet mashkullor.

Si diagnostikohet sëmundja?

Për të diagnostikuar situatën themelore që shkakton dhimbje të testikujve luan rol së pari anamneza e hollësishme e sëmundjes (historia e sëmundjes). Pastaj vijnë ekzaminimet laboratorike (gjaku dhe urina), si edhe ato imazherike (eko, skaner, rezonancë magnetike). Të gjitha së bashku bëjnë të mundur diferencimin diagnostik.

Si trajtohen dhimbjet testikulare?

Përsa i përket menaxhimit të dhimbjes testikulare, ai varet nga shkaku themelor. Jo pak raste kërkojnë menaxhim të shpejtë kirurgjikal siç është për shembull torsioni testikular (përdredhja), herniet inguinale, tumoret. Në rastin e infeksioneve të ndryshme lind nevoja e përdorimit të antibiotikëve, apo preparateve kortizonale, por gjithmonë me këshillimin e mjekut specialist.

Padyshim që preparatet kundër dhimbjes janë shumë të rëndësishme për cilësinë e jetës. Ato janë në varësi të dhimbjes dhe përdorimi i tyre (doza dhe kohëzgjatja) janë padyshim nën kontrollin e mjekut për shkak të efekteve të padëshiruara që mund të japin. Po ashtu, mund të lehtësohen edhe shenjat e tjera klinike, si: nauzeja dhe të vjellat deri në eliminimin përfundimtar të shkakut.

A mund të parandalohen dhimbjet testikulare?

Shumica e shkaktarëve të dhimbjeve testikulare nuk mund të parandalohen. Kujdes mund të tregohet për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme duke përdorur prezervativin.

Po ashtu, vaksinimi për parotit (shytat) minimizon orkiepididimitet virale.

Përsa i përket traumave, personat që ushtrojnë aktivitet të rregullt sportiv mund të përdorin pajisje mbrojtëse të posaçme.

Share This Article
24 Comments
  • Zakonisht, femrat jane me te pergatitura per testikujt, prandaj edhe ketu spjegon kjo doktoresha (mjekja)

  • Mirdita Dok qe 1 vjet e gjys kam dhimbje te testukujv te dyjat me dhambin ne qoftse i preku ama kam ba te gjitha analizat e duhur kontroll me ultraza edhe cd kam ba gjithqka osht ne rregull po qfar mundem me pas ju lutem me tregoni flm.

  • Un kam epididimitin pak me te rritur me duket ne te dy testikujt dhe me duket se kam dhe ne fund te tesikujve nje si rreth nuk di qfar te bej jam i shqetsuar

  • Pershendetje doktor kam 2-3dite qe ne krahun e djathte ne reze te kofshes dhe testikulitkam vene re nje koker te vogel ne lekure dhe kur e prek kam pak shqetsim ka rezik? Ju lutem me jepni nje pergjigje?

  • Pershendetje doktor kam 2-3dite qe ne krahun e djathte ne reze te kofshes dhe testikulitkam vene re nje koker te vogel ne lekure dhe kur e prek kam pak shqetsim ka rezik? Ju lutem me jepni nje pergjigje?

  • Pershendetje,ka dy dite qe kam nje dhembje te lehte ne te dy testikujt,jo tere kohen,por nje kohe te shkurter,me ka ndodhur edhe para pak muajsh nje here tjeter,kisha edhe skuqje,.keto ditet e fundit ma ka rastisur te leviza teper me biqiklete,ka lidhje,nqs mundesh te kthesh pergjigje faleminderit

  • Pershendetje doktor ka ca muaj qe kam nje dhembje te lehte te testikuli i majte, ndonjerhere dhimbje poshte barkut dhe shpine, gjate vitit te kaluar kam bere testet, kisha, rezultatet ishin mir, kam perdorur antibiotic per infeksion!
    Ju lutem me jepni nje pergjigje!?
    Mirpo tani perseri kam her pas here ndjej dhimbje! A mund te jet edhe shkaku i ndonje ftohje!

  • Pershendetje, mendoj se kam perdredhur testikujt, me jep dhimbje dhe me kufizon ecjen e rregullt. Nuk mund te leviz lirshem, nuk kam problem me urinimin, vetem tregohem shum i kujdesshem sepse dhemb shum. Dhimbjet nuk jan te padurueshme, jam qehtesuar disi pasi cova akull. Besoj se i kam goditur ne biciklet gjat stervitjes, por mendoj se i kam perdredhur pasi nuk pushon dhimbja. Doja ndihmen tuaj per te shkuar te mjeku. Tek cili mjek duhet te paraqitem? Kam 1 dit me kete problem. Pres pergjigje ju lutem.

    • te njejtin problem kam dhe un. me duket se e kam vrare kur dola me biciklet dhe me eshte zmadhuar ai i makti dhe ka mar forme tjeter.

  • Pershendetje!
    Kam nje problem me testikujt e mi
    Nje nga teestikujt (i majti) gjate nje mardhenie seksuale leviz ne drejtim me rrezen e kofshes dhe ndjej dhimbje dhe me duhet qe une ta coj perseri ne vendin qe ishte sepse nuk leviz
    Ju lutem me jepni nje peegjigje cfare duhet te bej sepse kam dhimbje te shpeshta por me nderprerje dhe kam frike mos kam dicka.
    JU LUTEM ME NDIHMONI!!!

  • Un jam nje djal dhe kam 1 vit qe kam shqetsim ..tek sqetullat nje her me skuqen .pastaj me behen si gjendra met keq dhe gjak te trubull .dhe pastaj me shpohen .. dhe me jan hapun ne sqetulla dhe ne pjesen posht para dhe mbrapa dhe me japin tempratur dhe dhimbje shum te medha . Un jam 28 vjec ..ju llutem nje prgj vrt jam shum keq..un po bej ilaqe gjilpera dhe nk po sho sherim

    • Prsh doctor kam nje jave QE me Jan skuq testikujt e me djegin ,me shqetsojne edhe mbathjet me zor I duroj ,te lutem me kthe pergjigje

  • Jam operuar me herie inguinale dhe pasi dola nga spitali vurare mahisje ne penis dhe testikujte cilat ishin shume te zmadhuara.ne krahun e majte bera nderhyrjen.dua te di pse me ndodhi kjo dhe cfare duhet te bej.

  • Psh testikuli i majt me eshte bere me i madh se tjetri dhe sikur i ka dal nje kokerr, ndonjeher me jep edhe dhimbje te lehta mos kam kancer

  • Pershendetj

    Jame operuar nga prostat, me sonde,ne muaj dhjetor, nuk me derdhet sperma si me pare jashte po e ndjej kenaqesi dhe sikur derdhet ne brendesi,kure bej urinen nuk shikoj sperm te pranishe ne urin, her pas her kam ejte te testikulave ,kam pire Deksociklin 10 di t ,nuk kam temperatur kur i prek me dhembin
    faleminderit

  • Pershendetje kan 5,6 vite qe kam nje lloj kokrre brenda testikujve dhe nganjeher kam si lloj shtrengimi brena mund te me tregoni ndonje gje

    • pershendetje,
      jam 36 vjec dhe gjithmone kam pasur shendet te mire.
      problemi im ka te beje me nje dhimbje ne testikulin e majte apo kordonin qe lidhet me testikulin e majte.kordoni afer me testikulin eshte i enjtur dhe i forte,kur me ndodh kjo gje kam dhimbje per 1 ose 2 dite,dhimbja eshte me disa sekonda dhe e forte.
      ju lutem ku mund te bej nje vizite apo nje konsulte sepse kjo gje po behet vertet shqetesuese.

  • Pershendetje doktor ndodhem ne gjermani edhe mka kap i problem ce edhe me doktort ktu sdi si ta diskutoj se sdi gjuhen mir un kam qe vjet ne nentor ce mesht fry pak me shum testikuli i majt se aj normali mrena duket qe lekura ka uj edhe kur e prek me dor ndje 2 ose 3 kokrra te vogla edhe lidhja e kordonit esht ma e trash se normalja edhe kur e prek me dor me dhemb gjith nates si mendoni car problemi munt kem ae spo di nga te mytem ktu . Faleminderit

  • Udemtova ne pjesen mes 2 kokrrave gjifhe pjesa u nxi dhe u fey tani eshte ulur por ka mbetur nje kokerr e 3te e fyer e fort u vizitova po nuk eshte ulur.ju lutem çfar me sygjeroni.

  • ne krahun e majte te testikujve me eshte bere nje kokerr trete dhe nuk kam dhimbje po kjo e treta eshte me e madhe se e zakonshmia

  • Prsh ne krahun e majt te testikujve ja dy dit qe kur e prek me dhem dhe ne fund esht krijuar dicka si rreth si cop mishi dicka e tille a thua te jete e rrezikshme kjo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *