Një planet i mistershëm i fshehur, që mund të gjendet në skajet e sistemit tonë diellor, mund të jetë arsyeja e zhdukjes periodike te jetës në Tokë.
Planeti i pa konfirmuar, mund të shkaktojë shi kometash, duke çuar në ngjarje që do të çojnë në zhdukjen e planetit tonë. Kështu pretendon Daniel Whitmire, një profesor astrofizikant i dalë në pension, i cili i ka botuar të dhënat e tij së fundmi.
Ai e lidh Planetin 9 me zhdukjen e mëparshme të jetës në Tokë, që mund të shihet tek fosilet e zhdukura në një pjesë të madhe të planetit, rreth 27 milionë vite më parë.
Për vite me radhë kanë qenë të shumtë ata që pretendojnë se Planeti 9 ekziston.
Por muajt e fundit, 2 shkencëtarë deklarojnë se kanë gjetur prova të forta të ekzistencës së tij dhe një prej tyre, sëfundmi tha se ka gjetur prova të tjera të planetit misterioz.
Nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë Planeti 9 do të ishte 10 herë më i madh se Toka dhe 1 mijë herë më larg Diellit sesa ne.
Misteri i eventeve që çuan në zhdukjen e jetës, që ndodh përafërsisht çdo 27 milionë vjet, hetohet prej kohësh.
Askush nuk është i qartë përse kometat kanë tendencën të vijnë në një periudhë që rezulton deri diku periodikisht e rregullt, por shpjegime të tjera të mundshme përfshijnë një yll shoqërues të diellit tonë ose rreziqe ekstra që ndodhin teksa udhëtojmë në krahët spiralë të Rrugës së Qumështit.
Por teoria e re sugjeron se nëse ideja e zhdukjes periodike është e vërtetë, mund të jetë faji i orbitës së veçantë të Planetit 9.
Sipas kësaj teorie, teksa planeti lëviz rreth sistemit tonë diellor, kalon në Brezin e Kuiper, një zonë jashtë sistemit tonë diellor e mbushur me objekte të akullt, çdo 27 milionë vjet, duke shkaktuar rënien e kometave drejt nesh dhe në brendësi të sistemit tonë diellor.
Një moment që mbërrijnë atje, mund të përplasen në Tokë dhe të zvogëlojnë sasinë e rrezeve të diellit që vijnë tek ne, duke sjellë zhdukjen e jetës në planetin tonë.

Po para se te vijne ne planetin Toke.Planetet e rreshti Saturrnit,Jupiterrit,uraniumi etj etj.Nuk pesokan asgja.Ato jane ma afer per tu goditur.Apo ato do bajne sehire.Forca e gravitetit te cdo planetit nuk vleka por kjo e tokes thithka ma shume.
Cdo dite jipen infarmacione mbi paprespektiven e mbijeteses se Tokes.Une i vlersoi qesharake.Sepse si do te imagjinohet.Ne natyre ekziston forca graviteti ne cdo planet ne zbatimin strikt te rruges orbitale qe gjindet.