Monitorimi i fushatës, PD shpenzoi më shumë se PS

anazapta

Lëvizja “Mjaft” publikoi sot një raport në lidhje me shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore që u mbyll mbrëmë në mesnatë. Në raportin monitorues të “Mjaft” vërehet se  Partia Demokratike ka shpenzuar më shumë për fushatë.

Partia Demokratike ka realizuar gjatë kësaj fushate  25 spote publicitare, Partia Socialiste 10 të tilla, ndërsa LSI rreth 2 spote elektorale.

Spotet e PD-së janë shfaqur rreth 2000 herë, të PS-së rreth 1600 herë, ndërsa të LSI-së rreth 1700 herë. Të përkthyera në orë rezulton se  spotet e PD-së kanë konsumuar  26 orë,  të PS-së- 17 orë, ndërsa  të LSI-së 15 orë.

Shpenzimet në lekë për këto spote rezultojnë të tilla: PD rreth 120.000.000.00, PS 80.00.000.00, dhe LSI rreth 60.000.000.00.

Ashtu siç është ngritur zëri vazhdimisht në media për një lëshim të dorës nga ana e Partisë Demokratike në këtë fushatë , këtë e dëshmojnë edhe shifrat  të cilat konstatojnë se PD ka financuar dyfishin e PS-së, me 15 spote më shumë, ka konsumuar  9 orë më shumë se PS për ‘bindje’, dhe relativisht ka paguar një kosto rreth 40.000.00.00 lekë më shumë.

Televizioni  “ABC News “ ka transmetuar 7 orë spote të PD-së, “Top Chanel” rreth 2 orë , ndërsa “Klan TV” mbi katër orë, ndërkohë që ka paguar 35.000.000.00 Klanin,  rreth 10.000.000.00  Top Chanel dhe ABC News.

Edhe spotet e PS-së janë transmetuar  mbi 4 orë në “ABC News”, 1.5 orë në “Top Chanel” dhe  mbi dy orë në “TV Klan”. PS ka paguar mbi 20.000.000.00 TV Klan, mbi 15.000.000.00 Top Chanel dhe  mbi 5,000.000.00 lekë., ABC News.

Sipas raportit rezulton se dy forcat më të reja AK dhe FRD kanë zaptuar më shumë kohë  me spotet e tyre në News 24.

Gjatë kësaj fushate  nga PD janë kryer  85 koncerte, 91 takime dhe 55 inaugurime. PS, 56 koncerte, 112 takime dhe 0 inaugurime. LSI 27 koncerte, 31 takime dhe 0 inaugurime.

Totali i shpenzimeve për produktet elektorale, ku përfshihen zyra elektorale, flamuj, billboarde, banera, postera etj, për  PD rezulton një faturë prej 130.594.828.00. Fatura e PS-së është 93.484.020.00 lekë

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *