Real Madrid do të ndeshet me Fiorentina-n për kupën “Santiago Bernabeu” më 23 gusht, kjo është konfirmuar tashmë. Ndeshja do të shënojë 60 vjetorin e finales së madhe evropiane midis këtyre dy klubeve e cila u fitua nga Real Madrid 2:0 në 1975 falë golave të Alfredo Di Stefano dhe Paco Gento.
Trofeu “Santiago Bernabeu” është një miqësore prestigjioze, e cila luhet çdo vit në stadiumin e Real në nder të një nga figurave më influencuese të historisë së futbollit evropian.
“Është një nder për ne që jemi ftuar nga Real për këtë trofe historik,” shprehet presidenti i Fiorentina-s Mario Cognigni për faqen zyrtare të klubit Vjollcë. “Jemi shumë të nderuar që do të rikujtojmë edhe njëherë një nga momentet më të mira të historisë së Fiorentina-s, finalen e vitit 1957.”
Ndeshja do të zhvillohet më 23 gusht në orën 21:45.
