Barcelona heq dorë nga Neymar, pritet largimi i tij

redaktor

Barcelona është e bindur se nënshkrimi i Dani Alves me PSG-në, ka qenë një nga arsyet pse Neymar e ka pranuar ofertën e parizienëve.

Miqësia e madhe në mes të dyve është përdorur nga klubi francez.

Megjithatë, arsyeja kryesore e largimit të Neymar padyshim ka qenë shuma e jashtëzakonisht e madhe e parave që i janë ofruar atij dhe babait menaxher.

Barcelona dhe drejtuesit e La Liga do ta denoncojnë PSG-në në UEFA, për të hetuar nëse klubi i presidentit Nasser Al-Khelaifi ka shkelur rregullat në lidhje me “fair-play” financiar.

Udhëtim i gjatë i Neymar nga Miami (Shtetet e Bashkuara) për në Kinë ishte planifikuar shumë kohë para shpërthimit të dramës së verës, zbuluar ekskluzivisht nga “SPORT”.

Barcelona, ​​pra, është duke pritur që të paguhet klauzola 222 milionë euro, për të vepruar pastaj me drejtuesin e La Liga-s.

Kur El Clasico-ja e djeshme mbaroi, Neymar shkoi në zhveshtoren e Realit duke ndejtur 15 min, duke luajtur derbin e fundit më të madh spanjoll dhe botëror.

Menaxhimi teknik i Barcelonës, ​​Pep Segura dhe Robert Fernández, po flasin me trajnerin Ernesto Valverde për të nënshkruar me lojtarin e duhur, për të zëvendësuar Neymar.

Coutinho është shumë afër, por janë hapur edhe rrugë të tjera: Dybala, Griezman, Dembele, Mbappé dhe Ozil.

Njëri prej tyre do të jetë azulgrana.

dh.th

Share This Article
1 Comment
  • Me kete transferte Nejmar i dha fund karieres se sukseshme si futbollist.
    Jevgu Nejmar do te behet nje futbollist i zakonshem dhe problem per PSG per pagen e larte 40 milion euro ne vit plus babi jevg qe do te marre milionat si menaxher, qe gatoi kete corbe te felliqur nga nje jevg tjeter pronari nga Qatari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *