Rrahja e kirurgut të Shkodrës, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

Gazeta Dita

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj mjekut kirurg Besmir Grizha në spitalin Rajonal të Shkodrës, i cili u godit nga bashkëshorti i një pacienteje.

Ministri i Shëndetësisë inkurajon organet kompetente që të marrin masa të menjëhershme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbrojtja e personelit shëndetësor nga dhuna, krijimi i një sistemi të sigurt brenda spitaleve, por edhe jashtë tyre, duhet vlerësuar me prioritet.

Është përgjegjësi e shtetit që të sigurojë kushtet e nevojshme që të shmangë çdo përplasje apo sulm fizik midis mjekëve dhe pacientëve si dhe të mos kriminalizojë askënd derisa fajtori të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Në misionin e tij human për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, mjeku bazohet në shkencë dhe në ndërgjegjen e tij por ka nevojë për mbështetjen e mbarë opinionit publik dhe shtetit shqiptar deri në përmbushjen e këtij misioni.

Personeli shëndetësor po kontribuon për statusin aktual shëndetësor të vendit dhe demoralizimi nga ngjarje të tilla mund të reflektojë mbi këtë kontribut.

Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar që të krijojë kushtet për një ambient miqësor midis personelit shëndetësor dhe pacientit me qëllim ofrimin e një kujdesi shëndetësor sa më cilësor dhe në kohë.

Share This Article
2 Comments
  • Jo more!!!!! Te behen spitale kulla ngujimi ? eheeeee ke te drejte je Ministri teknik.E ke gjetur I kujt partie eshte mjeku dhe I kujt partie huligani??!! Gjeje se te duhet per raportin

  • Po pse ky minister nuk mbron vete punuesit e tij duke bere nje kallezim penal ne emer te ministrise qe te deshmoje sa seriosisht e merr kete pune.Sikur te kishin treguar kete kujdes njerezit nuk kishin guxuar me dhunuar personnelin edhe nuk do kishte nevoje per rroje’se nuk behet mjekesia me rroje o debil po me besim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *