Rama zbulon një detaj për qeverinë e re, tregon cili do jetë vendimi parë i ministrit të Shëndetësisë

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një detaj nga qeveria e re që do të formojë, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Pasi u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të spitaleve në rrethe dhe atyre të institucioneve të shëndetit publik, kryeministri Rama ka treguar se cili do të jetë vendimi i parë që do të marrë ministri i Shëndetësisë.

Sipas kreut të Qeverisë, fill pas marrjes së detyrës, ministri i ri i Shëndetësisë do të hapë një konkurs për të ringritur të gjithë ekipin drejtues të çdo spitali në vend.

“Që në ditën e parë të punës, vendimi i parë i ministrit të Shëndetësisë do të jetë hapja e konkursit për të gjithë ekipin drejtues të çdo spitali. Shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj. Koha do të tregojë nëse kam patur apo jo të drejtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Share This Article
3 Comments
  • Keta drejtoret e rinj,a mos do te vine nga ndonje planet tjeter? Se po qenr nga ky planeti yne
    ..ehe…s’me ha buza kulac.

  • Idiotsia e radhes nga paaftesia e ministrit e kryeministrit me percjell administraten e tyre gjate 4 vitet e me vendos vete cili rri e cili nuk rri: konkurset kane nje kosto per buxhetin e shtetit, edhe me gjithe keto konkurse kot- se in fine shumica do jene prape aty- me keto paret bile spitali i kukesit do ishte furnizuar edhe banjat e tij nuk do ishin rezik per shendetsine….
    4 vjete pushtet per te mirevelesuar administraten e vete nuk jane pak….
    Pra ne vende te degjesave edhe shetitjeve pa bereqet eshte ma mire me takuar institucionet e juaja edhe me pa e me degjuar nga profesionistet cka nuk shkon e ku duhet te investoni si shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *