Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas dëgjesave dhe takimeve të kryeministrit Edi Rama me drejtorët e administratës si dhe dorëheqjet e kërkuara nga ai.
Në një postim në “Facebook”, Tabaku i quan drejtorët e hipotekave, spitaleve, burgjeve dhe tatimeve ushtarë të bindur dhe sipas saj nëse kanë vjedhur apo kanë abuzuar e kanë bërë me bekimin e kryeministrit.
Ajo deklaron se ‘marketingu me pushime nga puna është bajat sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë rezultat”. Tabaku thekson se nuk janë njerëzit por sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes.
STATUSI ITABAKUT
Nuk janë njerëzit është sistemi!
Disa ditë me radhë dëgjoj kryeministrin nëpër diskutime live me qytetarë dhe nëpunës të administratës të cilët i fajëson për situatën problematike në të cilën ndodhet sot shërbimi publik shtetëror.
Ironikisht, drejtorët e hipotekave, të spitaleve, të burgjeve, tatimeve e kështu me radhë janë thjesht ushtarë partiakë të emëruar me lista partie, që janë denoncuar me kohe, ato janë emërime nga një deputet apo nga një tjetër sipas interesit apo kuotës së paguar. Një prej detyrave të tyre ka qenë ajo e ushtarit të bindur i cili ndër të tjera duhet të zbatojë vullnetin politik të rilindjes dhe madje të vetë kryeministrit Rama.
Nëse kanë vjedhur, abuzuar apo edhe kanë kthyer korrupsionin në praktikë duke i katandisur sektorët e ndryshëm në agjenci pasurimi personal apo zinxhir të korrupsionit që shkon edhe më lart, kanë vepruar me bekimin dhe miratimin e kryeministrit.
Kështu që ky marketingu me pushime nga puna për t’u zëvendësuar drejtori i rilindjes me një tjetër drejtor rilindje që vjen nga e njëjta shkollë partie është po aq bajate sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë asnjë rezultat.
Nuk janë njerëzit, është sistemi. Sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes të cilin e fshihni me marketingun dhe gjoja qeverisjen me popullin. Sistemin që lejoi abuzime me 2,8 mld euro sipas KLSH, sistemi që largoi 200 000 shqiptare e që e ktheu Shqipërinë qendrën e kanabisit, portën kryesore të heroinës në Europë.
Sistemin që ju keni ngritur edhe perfeksionuar.
Për sa kohë të mbahen në këmbë këto pushtetarë që ushqejnë dhe menaxhojnë këtë sistem për aq kohë do të mungojë vullneti politik, ndërsa administrata do të vazhdojë të jetë thjesht një ushtri e bindur partiake e ndërtuar për të dhënë tendera e koncesione dhe pse jo për të përfituar ndonjë gjë çfarë mund të rrjedhë në zinxhirin korruptiv që është instaluar!
Asgjë më shumë se shëmbëllimi i fytyrës së qeverisë!

Ti Tabraku ki kujdes, sepse teorema jote vlen edhe per kohen e liderit tend shpirteror, i cili ka qeverisur per gati 16 vjet, pra me kete teori del qarte qe Gerdeci eshte bere me benedicionin e SALES, 21 janari … e shume te tjera. Uh pu pu pu, … çfare tmeri, sa frike per ty moj e mjere, si do ti dalesh Sales perpara? … Kot nuk kane thene, kafsho gjuhen para se te flasesh.
Oj Tabaku!
Mos ban dallap si balone Tabake.
Berisha i juej hodhi numrin telefonik popullit ne lufte kunder korrupsionit.Pa mberritur numri ne popull,budalla deklaroi ndershmerine e vete qe nuk pranoi te baje simbiozen me biznesmenin qe i afroi thes me para.Populli pa mbritur numri sic thashe me nalt.Iu drejtue te ndrshmit hajdut.Mire qe nuk pranovi te beje simbiozen.Pse nuk e denoncon prokurorise.Ju jo atehere por edhe sot qe iu kane ardhur mendet nuk ia kerkoni kete hipokrizi ndergjegje.Por i mvesheni kryeminstrit punetore qe do ju dridhin Vettingu dhe mos kujtoni se ju dridh kryeministri.Ndaj rregulloni aparaturat mos te drejtoheni gabim adresave drejt kryeministrit sepse asht Vettingu,jo kryeministri.Qe do ju nxjerrin djersen si te ishte uje.
Gjithe kjo katrahure dhe kjo gjendje makabre, ne kete rast, ne Sektorin e Shendetesise – Mjekesise ka filluar me nje mjek, me nje kardiolog, me nje drejtues shendetesie, me nje pedagog te mjekesise, me nje komunist dhe drejtues partie te PPSH qe quhet SALI RAM SHEQERE BERISHA, pastaj vazhdoj perseri me FATOS NANON, perseri me SALI BERISHEN dhe tani ky i fundit EDI KRISTAQ ANETA RAMA.
Pra me keto persona shendetesia-mjekesia eshte ne gjendje katastrofike. Mbledhja e sotme me drejtoret e spitaleve eshte nje karikature dhe karagjozllik, sepse ne krye edhe te ketij sektori eshte EDI RAMA piskuriqi. Nje komedi dhe tragjedi e radhes. Keto turpe ndodhin dhe zhvillohen nga politika mafioze shqiptare e ketyre 27 viteteve.
Eeeeee mi Tabakse, mi Tabakse, te hangsha hallven !
O Tabaku-prosti qe je nje fycke qe te ka q..Basha dhe tund veglen e prapanicen se koken e ke bosh po ik moj plehne se s’ke tru ti te besh politike..