Rilindja Shqiptare fillon nga Viena, Parisi, Berlini, Londra, Roma, Gjeneva, Athina, Venecia…

anazapta
Fate Velaj
Fate Velaj

Tedi Papavrami, Anri Sala, Robert Progri, Anila Hyka, Eno Peçi, Arjan Gjonca, Agim Hushi, e shumë shqiptarë të tjerë të famshëm, bëhen pjesë e Rilindjes dhe mbështesin nga vendet ku jetojnë, Edi Ramën

Slogani i Edi Ramës për një Rilindje Shqiptare, duket se ka gjetur jehonë jo vetëm brenda vendit, por më së shumti dhe te shqiptarët jashtë atdheut. Ajo është bërë fjalë e ditës tek shqiptarët të cilët kanë lënë vendin për një jetë më të mirë në shtete të ndryshme evropiane. Gazeta  “Dita” publikon mesazhin e plotë të disa prej personaliteteve shqiptare në fusha të ndryshme që kanë bërë emër në vendet që jetojnë. Ata mbështesin ‘Rilindjen’ e Edi Ramës dhe premtojnë se do të jenë në Shqipëri më 23 qershor, për të mbështetur programin e Partisë Socialiste. Ideatori i kësaj iniciative ishte Fate Velaj, i cili e ka titulluar këtë projekt “Rilindja Kombëtare fillon nga Europa”. Mes emrave që shprehin mbështetje për Ramën, janë Tedi Papavrami, Igli Tare, Agim Hushi, Anri Sala etj. 

 

Tedi Papavrami, violinist, Gjenevë 

tedi papavramiUnë jam Tedi Papavrami, violinist. Gjendem këtu në Konservatorin e Gjenevës, ku jam profesor violine prej 5 vitesh. Jetoj në këtë qytet. U bënë disa vite që kam lënë Parisin dhe jam instaluar këtu me familjen time. Përpara këtij konservatori kam studiuar në Tiranë. Aty kam filluar violinë në liceun artistik “Jordan Misja” dhe rastësia ka bërë që në atë kohë kam njohur Edi Ramën, që në atë periudhë ndiqte studime pikture në Liceun Artistik. E mbaj mend mjaft mirë, sigurisht që unë isha pak më i vogël. Mbaj mend një djalë shumë të gjatë, shumë simpatik. Në kujtimin fëminor më ka lënë përshtypjen e një njeriu të pastër, me një lloj dashurie që kishte ndaj meje. Këto ishin kujtime vegjëlie që sigurisht u ndërprenë me ikjen time nga Shqipëria. Vite më vonë, nga vitet ‘90 pata rastin që ta takoj prapë Edi Ramën në Paris, ku ai gjendej në atë kohë. Në atë periudhë unë atë e zbulova vërtet si personazh shumë interesant. Në krahasim me kujtimet që unë kisha nga fëmijë, ai kishte një lloj dramaciteti, një thellësi në gjykimin e njerëzve, që në fakt më habiti. Kemi kaluar shumë mbrëmje duke diskutuar për letërsinë, për shkrimtarë. Në fakt e ndjeva veten shumë të lodhur dhe të prekur që ky njeri, që unë e mbaja mend me një kujtim shumë të hershëm, ishte bërë një njeri shumë interesant. Kishte një lloj ideali ndaj Shqipërisë. Në atë kohë nuk kisha shumë lidhje me Shqipërinë. Shikimi i tij për Shqipërinë m’u duk jashtëzakonisht interesant, idealist edhe koshient për vështirësitë dhe për zhvillimin e duhur që do të ishte i nevojshëm në këtë vend. Më vonë më ka impresionuar shumë puna që Edi Rama ka bërë në Tiranë. Sigurisht që unë e kam parë këtë në mënyrë episodike, sepse ardhjet e mia në kryeqytet kanë ndodhur në një interval prej 2-3 vitesh. Por në këtë mënyrë e kam parë edhe më të qartë se çfarë ka ndryshuar dhe kjo më ka impresionuar shumë. Më duket mjaft e natyrshme, që të mendosh që një njeri, që ka arritur të zhvillojë dhe të zbukurojë një qytet ka potencialin që të bëjë të njëjtën gjë edhe në shkallën e një shteti. Sigurisht që kjo është diçka që unë e shpresoj, sepse Shqipëria ka nevojë shumë për këtë gjë. Unë gjendem jashtë Shqipërisë, nuk jam në një pozitë që e jetoj politikën në Shqipëri dhe atë që ndodh nga brenda. Aktualisht jetoj në Zvicër, më parë në Francë dhe sigurisht që nuk kam asnjë pretendim të them që mund ta ndjek dhe përjetoj ashtu si shqiptarët në Shqipëri. Por e kam pasur gjithmonë besimin, se nga ajo që e kam njohur në mënyrë personale Edi Ramën kam menduar se ky njeri ka diçka të çmuar dhe një ideal në vetvete, që më duket jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i çmuar për shqiptarët dhe për çdo vend në përgjithësi në politikë, sepse më duket i rrallë. Sigurisht, politika kërkon kompromise dhe ka shumë vështirësi, por jam tejet i bindur që ky njeri e ka ruajtur në veten e vet diku këtë ideal dhe shpresoj me gjithë zemër që të ketë mundësinë ta realizojë, që ta çojë vendin shqiptar sa më përpara.

 

Anri Sala, artist, Paris

anri salaUnë jam Anri Sala. Kam fatin dhe mundësinë që me punën time të lëviz në gati gjithë botën dhe kjo më jep mundësi që jo vetëm të mendoj për vendim tim nga pika e vende të ndryshme të botës, por edhe të rivlerësoj mundësitë e vendit tim me ato që shoh në vende të tjera. Kam përshtypjen se periudha e tranzicionit është kthyer në një periudhe stanjacioni, pa destinacion. Unë besoj se një Shqipëri europiane, një Shqipëri për të gjithë nuk është vetëm një ëndërr, por është një realitet aty afër, jo shumë larg. Por për të arritur këtë duhet kontribuar me votën tonë pasi vota në vetvete është një zë, një zë që duhet dëgjuar dhe duke i bashkuar të gjithë këta zërat tanë do të bëjmë atë Shqipëri që ne dëshirojmë e që jam vërtetë i bindur se nuk është shumë larg, një vend që do të dijë të respektojë vlerat e secilit. Unë do vij në datë 23 në Tiranë mbasi dua të votoj, të votoj për Edi Ramën, të votoj për një rilindje politike, për një rilindje të vlerave të përbashkëta, mbasi jam i bindur se ekipi i Edi Ramës ka vizionin politik, për të krijuar premisat për një të ardhme ndryshe të vendit tonë e që do të bashkohet në çatinë e vlerave progresive. Unë besoj në një Shqipëri më të mirë, në një Shqipëri bindshmërisht europiane dhe duke votuar, duke bashkuar votat tona, për Edi Ramën, për ekipin e tij, për rilindjen, për aksionin politik të rilindjes atëherë gjithsecili e të gjithë së bashku do të përshpejtojmë ritmin e hapave drejt atdheut që të gjithë aspirojmë.

 

Agim Hushi, tenor në Vjenë

Agim HushiUnë shoh që 23 qershori po afron. Le ta kthejmë në një ditë të bukur shprese mbas këtyre 23 vjetëve të të ashtuquajturit tranzicion ku ëndrrat tona të dhjetorit u tërhoqën zvarrë. Unë mendoj se sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë jo të mbushë sheshe me militantë por me ata që mendojnë më shumë për këto zgjedhje. Për votën e tyre, për të ardhmen e tyre, për fëmijët e tyre mbasi duhet t’i kthejmë dinjitetin Shqipërisë, duhet t’i kthejmë dinjitetin vetes. Unë mendoj se Shqipëria nuk ka nevojë për udhëheqësa që ruhen me ushtri e super eskorta, por për kryeministra që i ruan vetë populli. Shqipëria nuk ka nevojë për kryeministra që bën gara noti me veten, por që garon e del i fituar mbi hallet e një populli fukara që po rrënohet çdo ditë në këto 22 vjet në ëndrrat e tij për demokraci. Kemi nevojë që në vend të garave të tij të notit të fitojë garën me korrupsionin, me sigurinë në rrugë, me mjerimin e vrasjen e shpresës. Prandaj shqiptarët në 23 qershor do e bëjnë mirë llogari votën e tyre pasi vota jonë qeveris, nxjerr qeverisësin tonë, kryeministrin, duke siguruar të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë dhe sot është dita që me votën tonë të bëhet rilindja e madhe, e të gjithëve. Unë nuk jam anëtar i ndonjë partie politike, por jam rilindas, jam pjesë e asaj ëndrre të bukur që po rilind mbas 1990-s dhe uroj që zoti Rama të jetë kryeministri i Rilindjes Shqiptare.

 

 

Renato Mekolli, kuzhinier, Athinë

renato merkolliUnë jam Renato Mekolli, nga Fieri. Këtu ndodhemi në restorantin më historik të Athinës, i cili prej 4 vjetësh drejtohet nga unë dhe prej 3 vjetësh jemi shpallur restoranti më i mirë dhe mua më është dhënë “kapele e artë” për 3 vjet radhazi, ashtu si dhe publikimi në gazetën e famshme New York Times, vlerësime që na kanë bërë të ndjehemi krenarë për punën e bërë. Këto kanë qenë motivacione në punën tonë të ecim akoma më përpara ashtu siç dua që të kemi një Shqipëri që të ecë me hapin e kohës e të na bëjë të ndjehemi krenarë për vendin tonë. Unë jam i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim. Unë personalisht në fillim nuk vija në Shqipëri. Ika në vitin 96-97, në kulmin e rrëmujës shqiptare por, nga mesi i viteve 2000, kur vajta në Tiranë dhe pashë një ndryshim nga kryebashkiaku Edi Rama u ndjeva mirë se pashë një qytet tjetër, një metropol të vërtetë europian e që na ka bërë të ndjehemi krenarë për kryeqyteti tonë dhe jam i bindur se tashmë qe ai është kandidat për kryeministër, për të cilën jam i bindur se do i fitojë ato sepse Shqipëria ka nevojë për një rilindje, për një ndryshim rrënjësor, mbasi nuk mund të jetohet më në vitin 2013 në një vend i cili ka një histori të madhe dhe është shumë, shumë mbrapa. Në veçanti më vjen keq për rininë, e cila ka mungesa të mëdha. Dhe unë në vitin 1997 nuk doja të largohesha nga Shqipëria por doja s’doja do largohesha për një jetë më të qetë, më të mirë, për një punë e një karrierë, sepse nuk jam vetëm unë që kisha e kam një ëndërr e një karrierë, por e gjithë rinia, po ta vesh re, shqiptarët në mbarë botën kanë bërë një emër shumë të respektuar dhe jam i sigurt se të gjithë ata donin të ishin në Shqipëri dhe jam i sigurt se unë, si Renato në datë 23 qershor do vij në Shqipëri të votoj për Edi Ramën, për Rilindjen shqiptare, pasi Edi Rama është lideri më i mirë politik që ofron sot Shqipëria.

 

Viron Mardhaja, mjek në Athinë

viron mardhajaUnë jam Viron Mardhaja nga Tirana dhe qysh prej vitit 1992 jam në Athinë dhe punoj si mjek në një nga spitalet më të mirë të Greqisë. Sado që jam larg, mendjen dhe shpirtin e kam në Shqipëri, mbasi nuk mund të gjesh një shqiptar, çfarëdo lloj ngritje arsimore apo kulturore që të ketë, mos të ketë dëshirën të kthehet në Shqipëri. Por, që të kthehemi në Shqipëri dëshirojmë të gjejmë një Shqipëri si vendi ku tashmë jetojmë e punojmë dhe kjo është ajo që sado që jam prej 20 vjetësh në Greqi, është hera e parë që dua të vij të votoj mbasi unë kam besim të verbër tek forca dhe aftësitë e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, për vizionet e tij, mbasi ai e ka vërtetuar për sa kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe jam i bindur se rilindja kombëtare do i bashkohet me sukses rilindjes së përgjithshme europiane.

 

 

Artan Shabani, Artist, Venecia

artan shabaniUnë, si çdo qytetar shqiptar shikoj tek Edi Rama ambasadorin  e imazhit të vendit, imazhit të Shqipërisë sepse imazhi është pika e parë për të krijuar një opinion dhe tek Edi Rama unë shoh një person të strukturuar që ka formatin e një europiani. Edi Rama është një njeri që e ka testuar vizionin e tij, një vizion i cili është i deklaruar, është i prekshëm duke filluar nga performancat urbane artistike të kryeqytetit tonë, duke vërtetuar atë që shpesh quhet politikanin artist dhe artistin në politikë. Unë shpresoj se më në fund ky vend do të ndryshojë dhe këtë vend mund ta ndryshojnë vetëm njerëzit që e perceptojnë ndryshimin. Të gjithë e duam këtë vend në një mënyrë apo në tjetrën, por jo të gjithë mund të kenë aftësinë, forcën, vitalitetin dhe prandaj uroj që më në fund ne, të kemi rezultate pozitive për të gjithë shqiptarët në mënyrë që ky vend të ndryshojë për më mirë.

 

Alketa Doçi, volejbolliste, Itali

alketa dociUnë jam Alketa Doçi, ish volejbolliste e Dinamos legjendare. Prej shumë vitesh jetoj në Itali e vende të tjera mbasi profesioni im ma mundëson këtë gjë duke qenë e angazhuar nga një skuadër në tjetrën. Kudo ku kam qenë vë re njerëz që luajnë e stërviten, që vrapojnë apo lëvizin me biçikleta nga një qytet në tjetrin dhe çuditem pse këtu te ne nuk ka rrugë të tilla buzë rrugës nacionale që njerëzit të kenë mundësinë të lëvizin me vrap apo biçikleta. Më vjen keq që nuk ka mundësira për rininë të stërvitet si shokët e bashkëmoshatarët e tyre në Europë e në botë. Prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve që në datë 23 qershor të votojnë për Rilindjen, për Edi Ramën, për një Shqipëri më të mirë.

 

 

Igli Tare, Drejtor Sportiv i Lazios

igli tareUnë jam Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios dhe më parë lojtar në disa klube në Gjermani e Itali, si dhe ndihem i lumtur dhe krenar që kam qenë dhe lojtar i kombëtares shqiptare. Ajo që unë kam vënë re është fakti se Shqipëria është një vend talentesh që e kanë demonstruar me forcën e tyre dhe bindshëm se kanë vënë një emër të respektuar kudo që janë e në çdo fushë që janë qoftë në sport, art, kulturë, shkencë, etj. Por këta këtë emër e kanë vënë falë mundit e sakrificave të tyre dhe dora e ndihma e shtetit nuk ka qenë asnjëherë prezente në rrugën e tyre drejt suksesit. Tashmë ka ardhur koha që atdheu mëmë të jetë më pranë këtyre djemve e vajzave shqiptare, për t’u dhënë atyre sado mundësi që ka ndihmën paraprake dhe unë, te programi i PS-së, te kapitulli për sportin kam vënë re se është programi më i detajuar për një rilindje të sportit shqiptar dhe i të gjithë Shqipërisë. Ky program e ky ekip i drejtuar nga Edi Rama do të ketë mundësinë të drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes. Unë jam i bindur se Edi Rama i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë ndryshim mbasi ai e ka treguar atë, ai rilindi Tiranën dhe në këtë mënyrë do rilindi gjithë Shqipërinë. Ky është një motiv për mua që në datë 23 qershor të vij në Tiranë dhe të votoj Partinë Socialiste, të votoj Edi Ramën.

 

Rezarta Zaloshnja, artiste

rezarta zaloshnjaJam Rezarta Zaloshnja, kam mbaruar Akademinë e Arteve në Romë, më vonë ndoqa një master për kuratore dhe kam përfunduar doktoraturën. I jam përkushtuar karrierës sime duke qenë pjesëmarrëse në disa evente si në rang social ashtu edhe kulturor, në muze prestigjozë në shtete të ndryshme. Kërkoj që të kem mundësinë të japë eksperiencën time në Shqipëri, e të punoj për vendin tim. Kërkoj që Rilindja Shqiptare të ketë një identitet europian dhe shqiptar. Mendoj se këtë mundësi mund ta sjellë vetëm Edi Rama, pasi ka dhënë prova që transformoi një Tiranë që më pas u bë ikona dhe panorama e vendit edhe në nivel ndërkombëtar. Shpresoj që Shqipëria të eci para. Besoj në Rilindjen Shqiptare dhe padyshim që do të votojë Edi Ramën. Më 23 qershor do të jem në Shqipëri që të votoj për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Së bashku me miqtë e mi do kontribuojmë për një Rilindje Shqiptare.

 

Robert Progri, profesor, Paris

robert progniJam Robert Progri, profesor në Institutin e Lartë të Materialeve në Paris. Vazhdoj angazhimin tim si konsulent në këtë Institut. Gjatë punës së vazhdueshme kam pasur shumë studentë shqiptarë dhe francezë. Ndjek nga afër Shqipërinë dhe në veçanti zgjedhjet e 23 qershorit. Personalisht them se duhet të rifreskohet qeveria dhe duhet të vijë në pushtet Partia Socialiste me Edi Ramën. Shqipëria ka ecur dhe do eci përpara, por kohët e fundit hapat janë ngadalësuar. Unë jam për Rilindjen, pasi ka një program solid, i cili i hap Shqipërisë dyert në Europë. Mbështes Edi Ramën dhe planin e tij për një Rilindje Shqiptare. Do të jem në Shqipëri më 23 qershor për të votuar Partinë Socialiste. Uroj gjithë bashkëpatriotët e mi suksese dhe vullnet për të realizuar programet në të mirë të vendit. 

 

Ana Prenga, psikologe, Londër

ana prengaUnë jam Ana Prenga nga Lezha. Kam studiuar psikologji dhe punoj në Londer. Dua të them se Rilindja është një premtim i mohuar qysh prej vitit 1846 dhe dua të them se programi i Rilindjes është ai që do e përmbushë këtë ëndërr të mos realizuar dhe prandaj unë në datë 23 qershor do vij në Shqipëri të votoj për Partinë Socialiste, programin e saj të rilindjes me në krye Edi Ramën.

 

Anila Hyka, drejtoreshë programi, France Telekom

anila hykaUnë jam Anila Hyka. Kam 10 vjet që jetoj në Paris, kam studiuar në Norvegji dhe punoj në “FranceTelekom” si drejtoreshë programi. Si të gjithë intelektualët që jetojnë jashtë, gjithmonë jemi të interesuar për vendin tonë për progresin apo ngecjen që ndodh në Shqipëri. Zgjedhjet e këtij viti më kanë zgjuar interes dhe mendoj se vendi ka nevojë për një rilindje të vërtetë që korrespondon edhe me vitin e parë të 100-vjeçarit të dytë të shtetit. Kam besim te programi i PS-së dhe te grupi drejtues. Inkurajoj të gjithë shqiptarët që duan një të ardhme më të mirë dhe progres të votojnë për programin e Rilindjes dhe për kryeministrin Edi Rama.

 

 

Luan Rama, diplomat, Paris

luan ramaJam Luan Rama diplomat, jetoj në Paris dhe vij shpesh në Shqipëri, e ndjek situatën atje vazhdimisht, gazetat, televizionet dhe së fundmi të gjithë fushatën elektorale që bëhet në vend. Padyshim ne jetojmë me fatin e Shqipërisë dhe veçanërisht me zgjedhjet. Shqipëria duhet të ndahet nga ajo praktikë e zgjedhjeve e cila ka qenë shumë e shëmtuar dhe pa diskutim është një nga shembujt më të këqij në Ballkan, por dhe në Europë. Problemi është që unë këtu nuk flas si një anëtar partie, unë s’jam i lidhur me asnjë parti politike, por kam lexuar, kam ndjekur platformën politike të Partisë Socialiste dhe mendoj se ka pikëpamje euroatlantike. Mendoj se është koha që të bëhet një evolucion dhe ripërcaktimin e diplomacisë shqiptare. Pozita e Shqipërisë në fushën e diplomacisë në skenën ndërkombëtare është dobësuar shumë. Kjo vjen nga gjithë problematika e politikës shqiptare dhe them se në këto zgjedhje të reja me një rotacion, me një qeverisje të re, me një menaxhim të ri dhe me një politikë të re për diplomacinë kam besim që Shqipëria do të zërë një vend të veçantë në skenën ndërkombëtare. Në vitin 1991, unë kam votuar për Sali Berishën, sepse ai i përkiste një grupi të cilët hodhën hapat e një ndryshimi politik në Shqipëri, por praktika dhe historia shqiptare gjatë këtyre viteve ka treguar që gjithë ngërçet politike si viti ‘97,‘98 apo dhe ngjarje të tjera janë të lidhura me një lider politik që është Kryeministri aktual. Sali Berisha është munduar gjithmonë të qëndrojë në pushtet dhe padyshim janë qesharake fjalët e tij se është Zoti që i ka dhënë një mandat për ta nxjerrë në krye këtë vend. Këtë vend do ta nxjerrin në krye forcat intelektuale forcat politike europiane që duan që të bëjnë diçka për vendin dhe jo ta kenë mendjen për pushtetin. Gjithë problemi është menaxhimi i shtetit. Sali Berisha me gjithë ato që ka bërë gjithë këto vite ka treguar se nuk di ta menaxhojë mirë shtetin. Ai është një kartë e mbaruar që duhet larguar nga politika dhe duhet të vijnë forca të reja. Unë kam besim që me këtë rotacion që do të bëhet kam dëshirë që të futet një gjeneratë e re, të rinj që janë europianë. Mendoj që ne shqiptarët jemi përballë dy zgjedhjeve; ose duhet të zgjedhim të vjetrën ose të renë. Me sa kam parë nga programi i Partisë Socialiste mendoj se do të arrihen suksese të reja.  

 

Arjan Gjonça, profesor, Londër

arjan gjoncajUnë jam Arjan Gjonça, jam profesor i demografisë në “London school of economics” një nga universitetet pararojë të studimeve ekonomike e shoqërore në botë që ka një numër të madh studentësh, që nga Azia e Amerika e deri nga Europa e Australia duke prodhuar çdo vit drejtuesit e të ardhmes që nga ekonomistët, bankierët, etj., e sot mund të themi me krenari se nga ky universitet kanë dalë shumë personalitete të larta botërore si presidentë shtetesh, ministra e kryeministra e shumë e shumë çmime Nobel. Kam pasur kënaqësinë dhe nderin të kem një numër të madh studentësh nga gjithë vendet e botës, por dhe nga Shqipëria. Shoh çdo vit studentë shqiptarë që marrin më të mirën nga ky institucion. Shumë prej tyre duan të kthehen të kontribuojnë në vendin e tyre. Është shumë e rëndësishme që kontributi i tyre të merret parasysh dhe prandaj mendoj se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme që kapaciteti i tyre të merret parasysh. Të rinjtë duhet t’i shohin këto zgjedhje si moment që do i sjellë zhvillimin vendit të tyre. Unë jam një njohës i Shqipërisë pasi dhe e kam studiuar. Kam pasur interes për këto zgjedhje sepse vendi ka kaluar një tranzicion të tejzgjatur mbi 20 vite, një tranzicion i keq dhe me vuajtje. Këto zgjedhje duhen marrë seriozisht nga të rinjtë. Unë i kam mbajtur lidhjet me Shqipërinë pavarësisht punës që bëj këtu. Kam parë programet e partive politike dhe duke parë anën sociale dhe ekonomike dua të theksoj se e gjej veten te programi i Rilindjes Shqiptare. Më pëlqen ky program sepse ka një parim të rëndësishëm bazë, parimin e barazisë sociale, të mundësive të barabarta për të arritur diçka, natyrisht nëpërmjet punës. Jo vetëm programi, por dhe vizioni që Rama ka për këtë vend. Një vizion që ne e kemi ëndërruar, por të pa materializuar. Duhet përmendur se dhe stafi i Ramës është me njerëz profesionistë të fushave të tyre. Shqiptarët në 23 qershor të shkojnë në votim dhe të hedhin votën për zhvillimin e vendit. Unë do të udhëtoj drejt Shqipërisë për ta hedhur votën për Partinë Socialiste dhe për Edi Ramën si kryeministër.

 

 

Lavdërim Krashi, punonjës i bashkisë Londër

lavderim krashiShqiptarët që jetojnë në Londër janë një komunitet prej 100 mijë banorësh që kanë ardhur në kohë të ndryshme dhe jemi të organizuar në disa shoqata dhe organizma të veçanta. I ndjekim me shumë interes zhvillimet në Shqipëri. Zhvillimet e fundit janë shumë interesante në të gjitha aspektet megjithëse aty po zhvillohet fushata për zgjedhjet e 23 qershorit, të gjithë në e ndjejmë veten pjesë e komunitetit që jeton në Shqipëri. Kemi ndjekur me interes parashtrimin e partive politike të ndryshme dhe për pjesën më të madhe të komunitetit që jeton këtu dhe për mua personalisht më i arsyeshëm është program i Partisë Socialiste për të ardhmen për ta ribërë dhe rilindur Shqipërinë. Ne si bashkatdhetarë që jetojmë dhe punojmë përkohësisht jashtë atdheut, mendjen e kemi gjithmonë në vendin tonë. Mundohemi me të gjitha format për të ndihmuar njeri-tjetrin për të ndihmuar gjithë komunitetin në përgjithësi sepse në varësi të kësaj ndihmojmë dhe Shqipërinë. Unë personalisht, por dhe shumë njerëz që njoh, në 23 qershor do të vijmë në Shqipëri dhe do të votojmë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën kryeministër.

 

Elson Bajrakurtaj, inxhinier, Londër

Unë jam Elson Bajrakurtaj, jam nga Kopliku i Malësisë së Madhe jetoj në Londër prej 8-vitesh. Jam vendosur në këtë qytet kur erdha si student në vitin 2005 dhe përfundova studimet e larta për inxhinieri ndërtimi. Sot për sot, unë punoj si inxhinier në dikasterin e energjisë dhe jam përgjegjës për rinovimin dhe mirëmbajtjen e energjisë së Londrës së Jugut. Arsyeja pse punoj në Londër nuk është se unë nuk e dua familjen time, miqtë e mi dhe vendin tim. Unë punoj këtu sepse ky vend më vlerëson mua si individ profesional akademik. Dua që dhe Shqipëria të më vlerësojë si të tillë. Dhe po të kem një mundësi si kjo nuk do të mendohem dy herë, por do të kthehem menjëherë në Shqipëri. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve të bashkohen me mua në 23 qershor për të votuar për një Rilindje Shqiptare jo vetëm ju që jeni të majtë, por për më tepër ju bëj thirrje juve që jeni të djathtë të votoni edhe për të rimëkëmbur Partinë Demokratike, në mënyrë që pas katër vitesh të kemi një program alternativ, jo vetëm atë të Partisë Socialiste por që të kemi një program qe t’i shërbejë vendit tonë.

 

Edison Lami, diplomat, Angli

Unë quhem Edison Lami. Kam ardhur në Angli që në vitin 2006 si student. Mbarova studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Politikë, si dhe dy mastera në lidhje me ligjin ndërkombëtar, diplomacinë dhe politikën. Aktualisht punoj si menaxher rajonal për Anglinë e veriut. Dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos të rinjve që janë në emigracion dhe në Angli që të votojnë për Rilindjen dhe Partinë Socialiste me kryeministër Edi Ramën. Votoni numrin 29 për një të ardhme më të mirë, për një Shqipëri të begatë.

 

Eno Peçi, balerin, Austri

eno peciUnë jam Eno Peçi nga “Teatri i Operës dhe Baletit të Vjenës”. Me origjinë jam nga Vlora, por jam lindur e rritur në Tiranë. Kam ardhur në Austri në trazirat e viteve ‘97-98. Studimet e mia i kam filluar në “Shkollën e Baletit”, Tiranë dhe i kam përfunduar në Shkollën e Baletit të Vjenës. Nga aty pastaj shkova direkt në kompaninë e madhe të Vjenës. Ne si kompani kemi një program shumë të zhvilluar me rreth 80-90 shfaqje në vit. Krahas këtyre bëjmë edhe shumë turne në të gjithë kompanitë e mëdha botërore që ekzistojnë. Unë interesohem shumë për anën artistike që zhvillohet në Shqipëri, në Tiranë. Krahas këtyre, tani që është edhe fushata elektorale jam i interesuar shumë edhe për programin politik në Shqipëri, sepse aty kemi lënë familjen, miqtë etj. E kam parë veten në programin politik të PS-së me në krye z. Edi Rama. Prandaj, unë në datën 23 qershor do vij në Tiranë të jap votën time, sepse unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, për një vizion të ri. Unë do vij të votoj për z. Edi Rama, sepse kur ai ka qenë kryetar i bashkisë, e ka ndryshuar kryeqytetin. Prandaj kam besim se ai do punoj shumë për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë popullin shqiptar siç bëri edhe Tiranën, ashtu do bëj edhe gjithë Shqipërinë.

Share This Article
12 Comments
  • qe je vlonjat eshte e diskutueshme mbasi mllefi qe ke shprehur eshte produkt i ligesise qe te buron, injorances dhe vizionit prej provinciali.
    emrin e paske vene sepse je me kurajo dhe trim, e lexuam si te quajn dhe dukesh nga koka,,ta gezosh emrit e k

    • o kanina se jemi dhe paterjot o vlla, po si nuk te vjen turp qe shan birin e kanines, ne me te nderohemi, po ti s’do jesh kaninjot do jesh i ardhur ne fshatin tone. jazek te qofte

      • Je keqkuptuar,, shkrimi eshte ne pergjigje te nje logu qe nuk eshte ne link,, por duket si kunder kanines,, jo jo eshte keq kuptim,
        Rrofte rilindja shqiptare

  • Me impresionuan shume keta intelektuale me vleresimet e tyre per Edi Ramen e P.S,ndonese jane jashte atdheut ato tregohen me vision per shpresen e te ardhmes se atdheut te tyre ,shpresa e tyre tek ndryshimi qe do I sjelle Shqiperise Edi rama ,me jep edhe me shume shpresa se neser do te linde Dita e re e Rilindjes se madhe ,dite te bardha do na presin me ne fund dhe neve ne Shqiperi .

  • Keta jane intelektualet qe i duhen shqiperise. jane intelektualet qe e ndjejne dhe besojne ne rilindje. Ajo do vije per te vleresuar trurin,pa te cilin vendi nuk mund te perparoj.

  • Arti ben ndergjegjesimin e nje kombi.Intelektualet jo vetem nga profesioni por nga fakti se jane te perfshire ne problemet e nje vendi jane nje faktor inkurajues per te tjeret.Gezohem qe shume prej tyre jane persona qe i njohim mire dhe e dime se vleresimi i tyre per Rilindjen nuk eshte i mbeshtetur me baze interesin por ne njohurite dhe eksperiencen e tyre ne vendet e zhvilluara por dhe ato te vendit.Ne 24 Qershor jam e sigurt se ky vendi yne do nis rrugen e bukur te nje Rilindjeje .Suksese.

  • Jo mo Fate jo , ndryshimi fillon nga Shqiperia, mos fluturo.ti mir ben qe ben projekte se i ke gjet rrugen,po lufta e perpjekja behet ne vend, padyshim mbare dhe urime te gjithe atyre besojne te rrootacioni i domosdoshem

  • Sbume te qarta keto deklarime nga personalitete shqiptare qe punojne e jetojne jashtë vendit!Qartesi mendimi per ardhmerine dhe Rilindjen! Urime autorit qe nese eshte nga Durrësi,ka nje “biografi” te jashtzakonshme te të pareve te tij nga Kuqari i Patosit!…Gjithnje nese eshte ai qe mendoj dhe njoh unë,me gjyshen Gjyslyme!.. Permbledhje shume cilsore nga Fate Velaj qe mund te gjej arsye te shpjegohet nga ka prejardhjen!…

    • Fate Velaj eshte nga Kanina e Vlores. Prejardhjen familjare? pyesni ne Vlore nese nuk ju del koha te ngjiteni ne Kanine se do degjoni qe familja e tij ka bere 78 vjete vurg politik e pushkatime, internme e arratisje nga 1944-1991.
      Une mendoj se Fate ka te drejte kur thote se impulset e ndergjegjes kombetare vijne nga shqiptaret jashte, ata qe e bene rrugen vetem, me ndergjegjen e tyre te plote se shqiperia ka vdjem e vajza qe jane ndryshe atyre qe klonoi tranzicioni. Ashtu si ne RILINDJEN e madhe qe nga 1846 kur shqiptaretnga Bukureshti, Sofia, Stmbolli e Misiri ju kushtuan kombit.
      Une mendoj se Fate Velaj dha nje ndihmese te jashtezakonshme ne kete fushate me te gjitha ato spote aq te bukura qe u transmetuan neper TV e qe tashme po i lexojme ne gazete. Spotet me te bukurat qe kam pare ndonjehere ne gjithe kete tranzicion. Faleminderit Fate Kanina. Ashtu si Ismail Qemali nga Kanina qe shkonte nga Viena ne Londer e kudo ne Europe per te shpallur pavaresine kunder Turqise dhe turqizmit edhe ti brenda javes levize nga Vienna ne Londer, Paris, Gjeneve, Rome, Venecia, Athine e Berlin per te shpallur pavaresine nga turqizmat e ketyre 22 vjeteve pushtim.

  • Fatmir Velaj dzhte legjende, eshtd njeri md endrgji ta rralla, talent i vizionit dhe me sharmin e europianit te salloneve elegante
    Fate eshte portret i plote per te gjithe

  • Shume te mencur keto spote ne tv per suport te rilindjes. Njerezit qe rrine ne vend numuro nuk e kane vizionin largpames kurse keto intelektual jane ne gjendje te parashikojne se nga fryn era se jane rrahur ne jete me shume se te tjetret dhe kane korrur suksese te papara neper bote.
    Une dua te falenderoj te gjithe keto intelektual por ne vecanti Proff.AGIM HUSHIN te cilin e kam patur rastin ta njoh personalisht.Ne jeten time nuk kam pare figure me te kompletuar, i respektuar nga te gjithe njerezit e ndershem pa dallim bindjesh politike,profesionist i perkryer ne fushen e operas, professor in nderuar me rreputacion te padiskutueshtm, familjar i perkryer,i gatshem per te ndihmuar cdo njeri.. respekte profesor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *