Bartomeu: E ardhmja e Barcelonës vështirë të krijohet! Faji i Xavi, Iniesta, Messi, Neymar dhe Pique

Gazeta Dita

Gjatë ditëve të kaluara, në një intervistë të dhënë, Xavi Hernandez ka sulmuar klubin e Barcelonës, ish-shtëpinë e tij, për mënyrën se si menaxhohet academia. Nuk ka vonuar replika e presidentit blaugrana, Josep Bartomeu.

“New York Times” ka publikuar reagimin e numrit 1 të klubit katalanas, që nga ana e tij ka fajësuar pikërisht Xavi Hernandez për atë që ai e konsideron si problemin e vetëm të Barcelonës.

“Problemi është që çdo i ri është e vështirë të luajë dhe të krahasohet me futbollistë si Xavi, Iniesta, Messi, Neymar, Pique. A ekziston një Messi i ri?

Për ta thënë këtë gjë duhet të presim më parë që Messi të lërë Barcelonën dhe futbollin. Xavi denoncon një problem që ishte vetë ai që e krijoi. E ardhmja e Barças është e vështirë të krijohet sepse në të tashmen janë futbollistë të pazëvendësueshëm, të tillë si Iniesta dhe Pique”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Bartomeu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *