Serbia pret Ballist Morinën, reagon për herë të parë Presidenti Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura

Gazeta Dita

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës. Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

“Ballisti” quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.

Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi.

James Montague, gazetari që shkruajti i pari në “The New York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.

“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar.

Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe.

Share This Article
5 Comments
  • Po pse tremben “trimat” e Ballit?
    Gazetari James do te bente “mire” te mashtronte dhe genjente dhe te na e paraqiste “Ballistin” trim, qe nuk i mbush breket, me mjeker te gjate e jo te rruar dhe me floke te bera gershet, te na e paraqiste si rapsodet popullor qe ndeshen me Balozin SERB etj etj.

    • Ti XXXL do kesh numrin e rrondeles se bythes qe ta ka zmadhuar Papuja qe ne femijeri.

    • turp per komentin!
      ai na bashkoi te gjitheve unanimisht ate moment aq i duhur!
      Te pakten hesht,por jo te komentosh thjesht si nje njeri i peshtire

  • XXXL !!!
    Kane vdek ato burra qe perballeshin me balozet.
    Ky pavarsisht se asht vetshpallun ballist.Ne jemi dhe duhet te jemi krenar per vepren qe ka kryer.Te pakten ne gjithe historin shekullore te shqiperise doli nji ballist qe ia bani fora serbit.Ballistet e tjere u bane njeshk me pushtuesit ne dam te atdhetarise.
    Se pari deshiroj qe te mos ekzekutohet me ato dhelperinat serbe.Se dyti le te vuaj denimin por ta kryej me sa ma pak vite dhe ti gezohet jetes dhe familjes.Njikohesisht te gezohemi dhe ne qe na dha krenari kombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *