2 ndeshje dënim për atë qe simulon

redaktor

Federata Angleze e Futbollit ka prezantuar një rregull të ri kundër simuluesve.

Rregulli i ri do të hyjë në fuqi që prej së premtes në ndeshjen hapëse të Championship.

Duke filluar nga ky sezon të gjithë lojtarët që simulojnë brenda zonës do të pezullohen dy ndeshje.

Ata që e përsërisin do të pezullohen një ndeshje më shumë përveç dy ndeshjeve fillestare.

Lojtarët do të pezullohen vetëm nëse simulimi i tyre do të rezultojë në penallti apo karton i kuq për lojtarin kundërshtar.

Federata Angleze do të investigojë të gjitha incidentet që mund të konsiderohen simulime.

Një grup prej 14 ish-arbitrave, trajnerë dhe lojtarë do të përdoren për të gjykuar çdo incident.

Sezonin e kaluar ka pasur shumë raste ku lojtarë si Zaha, Rashford apo Snodgrass kanë mashtruar arbitrin duke u rrëzuar brenda zonës.

dh.th

https://www.youtube.com/watch?v=aRmR9y70suc

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *