Statistika tronditëse, Bale “aseti” më i kushtueshëm i Real Madrid. Fiton 2.4 milion paund për asist

Gazeta Dita

Gareth Bale i ka kushtuar Real Madridit një shumë marramendëse prej 1.8 milion paund për gol dhe 830,000 paund për ndeshje, si pasojë e dëmtimeve afatgjata të lojtarit.

Lojtari së fundmi ka marrë kritika të shumta në Spanjë për paraqitjet e tij nën pritshmëri në miqësoret e zhvilluara.

Uellsiani nuk ia doli të shënojë asnjë gol teksa Real Madrid i humbi të gjitha ndeshjet përgatitore në Amerikë dhe tani po lufton për të zënë një vend titullari në “Superkupën e Europës” ndaj Manchester United.

Ai e nisi mirë aventurën në Spanjë duke shënuar gola vendimtare në “Finalen e kupës së Mbretit” dhe “Champions League”. Mirëpo që atëherë ka qenë në rënie në nivelin personal, kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta.

Po të llogarisësh shumat marramendëse që ai i ka kushtuar madrilenëve (90 milion paund kartoni dhe 124.6 milion paund rroga e katër viteve plus taksat e larta të shtetit spanjoll mbi fitimet) dhe t’i pjesëtosh me minutat që uellsiani ka luajtur apo golat që ka shënuar dalin statistika shokuese për madrilenet.

Bien në sy shifra si 830,000 paund për ndeshje, 1.8 milion paund për gol, apo 2.4 milion paund për asist, raporton “The Sun”.

Bazuar në këto statistika Gareth Bale bëhet “aseti” me i kushtueshëm i Real Madridit, të paktën për këto 4 sezone, pasi ecuria mbetet për t’u parë me lojtarin që është rikuperuar dhe i gatshëm të kontribuoje për ekipin me gjithë konkurrencën që i është shtuar së fundmi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *