Ndryshimi i kushteve klimaterike ka shkaktuar rënien e numrit të shumë specieve edhe të atyre më të populluara, por për kandilin e detit ka ndodhur e kundërtat.
Sipas studimeve të reja, ndërtimet detare në det të hapur, përfshirë platformat e gazit dhe të naftës si dhe “fermat” e erës, mund të jenë përgjegjëse për një lulëzim të fuqishëm të kandilit të detit dekadat e fundit.
Zgjerimi i popullsisë së kandilit ka paraqitur shqetësim jo vetëm për shumë njerëz, duke përfshirë peshkatarët dhe notarët, por ka shkaktuar edhe mbylljen e termocentraleve.
Speciet xhelatinoze gjithashtu fajësohen për zhdukjen e larve të peshkut dhe ushqimin për planktonin
Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Biologjisë në Piran të Sllovenisë vunë në dukje se fluksi i kandilit të detit në detin Adriatik përputhej me një bum ndërtimesh në det.
Kjo ishte dokumentuar më parë në studime të tjera që përcaktonin se ishte e arsyeshme të dyshohej se mund të kishte lidhje midis pranisë në rritje të kandilit të detit dhe sasisë së substratit të bërë nga njeriu.

Mbylljen e termocentraleve??????????????? E c’lidhje kane kandilet e detit me termocentralet?
Kandili i detit eshte shtuar ne vendet e mbipopulluara me Hotele,pallate,si gjiri i Durresit,ku furnizohet me ,,,mut.