Milan dhe çështja kurioze e M’Baye Niang

Gazeta Dita

Në jetë, pothuajse gjithmonë, mund të paraqitet një mundësi e dytë. Madje për M’Baye Niang mund të vijë e treta. Pas huazimeve te Montpellier, Genoa dhe Watford, sulmuesi francez me origjinë senegaleze është kthyer në Milanello, prej ku mund të mos largohet.

Një muaj punë, e zhvilluar me dedikim dhe sakrificë. Ky është versioni i ri i Niang që po befason stafin teknik të Milan. “Ka ndryshuar, ka shumë mundësi që të qëndrojë”, ka thënë Montella pas ndeshjes së luajtur të enjten e kaluar kundër Craiova-s. Deri pak javë më parë klubi ka pasur kontakte me Everton për shitjen e tij, ka provuar ta përfshijë në negociatat e zhvilluara me Torino-n për Belotti-n. Domethënë, Niang nuk ishte pjesë e planeve.

Tani, nëse Montella do të dalë kundër shitjes së tij, Milan do të hiqte dorë nga El Ghazzi (Lille), Cuadrado (Juventus” dhe Ghezzal, pa ekip. Për sa i takon numrit të lojtarëve, kuqezinjtë do të ishin në rregull, me gjashtë lojtarë për tre vende: Bonaventura, Suso, Niang, Borini, Andrè Silva dhe Cutrone (në pritje të emrit të madhe në sulm).

Të enjten në mbrëmje, Niang do të ketë një tjetër rast për të bërë për vete atë “San Siro” që e ka vërshëllyer në sezonin e kaluar. do të jetë mundësia e duhur, duke parë se do të jenë të pranishëm të paktën 60.000 spektatorë dhe do të luhet kundër një ekipi modest. Shitja e tij, gjithsesi, mbetet një skenar i mundshëm, me Fiorentina-n dhe Torino-n që janë në pritje që çështja kurioze e M’Baye Niang të ketë një epilog përfundimtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *