Një vajzë, e veshur me fustanin e nusërisë ka kërkuar të bëjë dicka interesante në ditën e saj më të lumtur, por gati përfundoi në tragjedi.
Ajo ishte duke festuar me miqtë e saj në anije, ndërsa vendosi që të hidhej në ujë e veshur me të bardha. Sapo bëri veprimin, e kishte të pamundur të merrte frymë për disa sekonda pasi fustani i mbuloi kokën.
Miqtë e saj u shokuan dhe disa prej tyre nxituan që ta ndihmonin. Ndërhyrja e tyre bëri që gjithcka të merrte fund pa ndodhur ndonjë incident serioz.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në Brazil.
