Një Cristiano Ronaldo nervoz. Kampioni portugez, pas minutave të kaluara në fillimin e kësaj jave në Gjykatën e Madridit, në lidhje me procesin që prokuroria ka çelur ndaj CR7, me kërkesë të sistemit fiskal për akuzën e evazionit fiskal, ka shpërthyer nëpërmjet profilit të tij në Instagram.
“Ajo që bezdis njerëzit është shkëlqimi im. Insektet ngjitet pas llambave që ndriçojnë”, ishin fjalët që shoqëronin foton e Ronaldos në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, që i drejtohet pikërisht FISK-ut spanjoll pas akuzave dhe vetëm një ditë pasi CR7 në gjykatë deklaroi se ndodhej në atë proces vetëm se quhej Cristiano Ronaldo.
