Pas ‘shkarkimit’ live, ikën Drejtoresha e Hipotekës në Tiranë

Ornela

Drejtoresha e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhi ka dhënë sot dorëheqjen nga ky pozicion.

Brenda pak orësh dorëheqjen e saj e ka aprovuar edhe ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Pak ditë më parë kryeministri Rama i kërkoi dorëheqjen të gjithë drejtorëve të Hipotekës në Tiranë dhe rrethe duke i bërë ata përgjegjës pas numrit të madh të ankesave që i kanë ardhur nga qytetarët.

Lediana Bardhi u emërua në postin e Drejtoreshës së Hipotekës së Tiranës në dhjetor 2014 nga ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Nasip Naço.

Ajo më parë kishte qenë përgjegjëse e IT-së në ZRPP dhe ishte shkarkuar nga puna.

Share This Article
3 Comments
  • Drejtoresha me e imorale dhe me e superkorruptuar nder drjetoret e istitucioneve shqiptare,gjithmone sipas punes.
    Kjo jo vetem qe duhej larguar per korrupsion,por duhet hetuar per krimin qe ka bere duke zhdukur dokumenta dhe tjetersuar prona,me pasoja te frikeshme per popullin.Sa me pare te vendoset rregulli ne hipoteken ne Shqiperi,aqe me pak paudhesi do te ndodhin.Besoni .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *