Zjarret në Elbasan, Balla: Është njoftuar Ministria e Mbrojtjes për ndihmën e ushtrisë dhe EC për vënien në dispozicion të helikopterëve

Gazeta Dita

Përmes një statusi në “Facebook” deputeti socialist Taulant Balla shprehet se ka nisur puna për ndalimin e zjarrit në zonën e Krastës në Elbasan. I ndodhur në vendin ku ka rënë zjarri Balla bën më dije së ka njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes për forcat e specializuar të ushtrisë, ndërkohë  që është njoftuar dhe Emergjenca Civile për vënien në dispozicion të helikopterëve.

Statusi i plotë:

“Ka nisur puna per venien ne kontroll te zjarrit ne Kraste te Elbasanit. Nderkohe pas kerkeses per mbeshtetje drejtuar Ministrise se Mbrojtjes jane nisur forca te specializuara te ushtrise. Nderkohe i kerkova Emergjencave Civile edhe mundesine e perdorimit te helikoptereve zjarrfikes.

Edhe bashkite fqinje me Elbasanin po dergojne ne ndihme sherbimet e tyre zjarrfikese.”- u shpreh Taulan Balla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *