Flasin prokurorët: Nuk jemi kundër reformës, ja pse bëmë padi për Kodin e Procedurës Penale

Gazeta Dita

Unioni i Prokurorëve bëri sot ankim në gjykatën Kushtetuese kundër Kodit të Ri Penal që ka hyrë në fuqi më 1 gusht duke kërkuar shfuqizimin e të paktën 20 neneve që cenojnë sipas tyre, pozicionin kushtetues të prokurorisë.

Të pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me këtë ankim në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësues të Unionit të prokurorëve kanë thënë se “kërkesa për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr 35/2017 “Për disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar ka si qëllim të vetëm të mbrojë organin e prokurorisë si një organ i pavarur për të qenë në të njëjtën linje me qëllimin e reformës në drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Sipas burimeve të njëjta, ndryshimet ne Kodin e Procedurës Penale për të kontrolluar gjithë vendimmarrjen e prokurorisë nga gjyqtarët e seancës paraprake me siguri që do sjellin pashmangshmërisht zvarritje të tejskajshme të procedimeve penale, uljen e fuqisë së prokurorisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbehjen e fuqisë së prokurorisë speciale SPAK.

“Kërkesa për të shpallur antikushtetues disa nene të Kodin të Procedurës Penale vjen si një kërkesë emergjente për të mbrojtur pavarësinë e prokurorisë si një organ që do të ketë në të ardhmen peshën kryesore kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit”, bënë me dije më tej prokurorët.

Sipas tyre, çdo interpretim i ndryshëm në lidhje me ankimin që është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, është vetëm, më së paku një keqinformim për opinionin publik. “Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar në çdo hap përpjekjet politike për reformën në drejtësi por kjo kërkesë drejtuar gjykatës Kushtetuese nuk cenon aspak reformën duke synuar vetëm dhe vetëm siç u theksua edhe më lart “moscenimin e rregullimit kushtetues për prokurorinë për të qenë në lartësinë e pritshmërive në kuadër të reformës në drejtësi”.

Share This Article
3 Comments
  • Ne Europe, eshte gjyqtari i seances paraprake ai qe kontrollon e vlereson i pari materialet hetimore te prokurorise, dhe kjo ndodh qe ne momentin qe fillojne hetimet, ato nuk mund te fillojne pa marre formalisht edhe OK e ketij gjykatesi, i cili vlereson elementet e provave qe prokuroria paraqet per fillimin e hetimeve.
    Siç duket, ne Shqiperi deri tani paska qene lesh arapi.

  • Koha juaj prokurore,o pjella te ligesise po mbaron,ashtu si dhe ankesat tuaj per te mbrojtur privilegjet qe ju superpasuruan nga fuqia e pushteteve,ne dem te nje populli te vuajtur ,terrorrizur e grabitur dhe gjakosur ne dite e vite deri me sot.Mjaft me, me ju o mije kenetash qe nuke keni te ndalur ne ligesi.Ne nje shtet te se Drejtes nuke mund te kete anarshi sikurse ju pretendoni,por korrektesi ne sherbim te shtetit te se Drejtes ku para ligjit te gjithe jane te barabarte.

  • Prokuroret nuk na qenkan kunder Reformes ne Drejtesi
    dhe Vettingut duke e cuar ankesen deri ne Gjykaten
    Kushtetuese ??
    Ke do te mashtrojne keta gjakpires me kete deklarate se
    gjoja nuk jane kunder Reformes ?!
    per keta grabites te pashpirt qe i ka pesuar ne kurrizin e
    tij gjithe shqiptaret burgu eshte pak per ta .Ata jo vetem
    duhen kalbur ne burg por duhet te investigohet deri ne
    fund pasuria e tyre e tundeshme dhe e patundeshme dhe
    t’u sekuestrohen te gjitha plakitjet e grabitjet monstruoze
    qe i kane bere shqiptareve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *