Një fierak ka përfunduar në pranga pasi policia e ka kapur duke qarkulluar pa rrip sigurimi në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Radhimë. Ai nuk është arrestuar për rripin e sigurimit, por për shkak se tentoi të korruptojë policin me qëllim që të mos e gjobiste.
Mësohet se punonjësit e policisë pasi e kanë ndaluar i kanë bërë me dije arsyen e ndalimit dhe i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.
Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë, ka vendosur në brëndësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t’i shmanget vendosjes së masës administrative.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit G.H., 32 vjeç, banues në Fier.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

BUDALLENJ TE TILLE NUK GJEN NE ASNJE VEND TE BOTES… SHOFERAVE KODO NE BOTE RRIPI I SIGURIMIT I ESHTE BERE SIPJESE E TRUPIT…NUK DIKUTOHET DHE NUK KUPTOHET MOSVENIA E TIJ…VETZEM TE MENCURIT TONE AKOMA NUK E VENE…DHE KUR PERPLASEN VDESIN ME BYTHE PERPJETE MBI TIMON
Ligji asht ligj dhe askush nuk ka te drejte ta interpretoj simbas oreksit.
Po ama ne kemi shume te drejte te diskutojme qe njerez qe mbajne ligjin ne balle te gatshem per te ekzekutue cdo shkeles,keto zoterinje nuk e zbatojne per te gjithe njisoj dhe me tolerance ZERO.Nese do zbatohesh mesa thashe me siper.Like Floriri qe doraviste qindra mijra Euro do ishte ne burg ne vazhden e kryerjes se denimit.Ne fakt behet president.Fieraku i gjore shkel ligjin me doravitje 500 lekesh.Pavarsisht i gjore.Te kryhet denimi.Por nese shembulli behet me pashkaqen te medhenje.Edhe te tjere si fieraku i gjore nuk do daravitnin asnji cent.Por do rrinin pronto zbatimit te ligjit qe vendos polici i rrugores.Zbatimi i praktikes pronto do te disiplinoj miletin dhe do kemi shtetin shtet per te gjithe njisoj.