Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka konsideruar diktatorin korean Kim Jong-un, si “budalla” si dhe një “bir k…”, i cili sipas tij, po “luan me lodra të rrezikshme”. \
Deklaratat nëse mund të quhen të tilla, vijnë vetëm pak ditë përpara takimit të 27 ministrave të Jashtëm të rajonit, të cilët do të trajtojnë çështjen e Koresë së Veriut.
“Ky Kim Jong-un, një budalla … ai po luan me lodra të rrezikshme”, tha Duterte gjatë një fjalimi të mërkurën cituar nga Reuters.
“Kjo fytyrë e bardhë që duket e mirë, ai biri i një biri k… Nëse kryen një gabim, Lindja e Largët do të bëhet një vend i thatë, duhet të ndalet, kjo luftë bërthamore”, shtoi ai.
“Nga një konfrontim i kufizuar dhe ajo (raketa bërthamore) rrëzohet këtu. Unë mund t’ju them se pasojat mund të zbrazin tokën, burimet dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne”.
Komentet e tij vijnë vetëm disa ditë përpara se Filipinet do të presin Forumin Rajonal të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), e cila do të sjellë së bashku ministrat e jashtëm të 27 vendeve – përfshirë SHBA, Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut.
Takimi është pothuajse i sigurt që të përfshijë diskutime mbi rrezikun e Koresë së Veriut.
Në prill, Duterte vuri në pikëpyetje gjendjen mendore të udhëheqësit të Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje SHBA-së të tregojë përmbajtje.

ja duterte; nga gjykates i hekurt i korrupsionit dhe i degjenerimit moral; u vetbudallallos . jepi kim ..t’a dija se demokracia per vendet komuniste, do perfundonte keshtu, do t’ i “thoja” enverit para se te vdiste . ndiq shembullin e kim-eve . jo bar te hame, por ta dim se na djegin me neutron; parimet te mos i nderrojme .