Pak orë më parë në media u përhap lajmi se kryeministri i vendit Edi Rama u takua në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut.
Por pak minuta më parë, përmes një statusi në Facebook, Rama tregon se çfarë ka biseduar me zv.shefin e Shtëpisë së Bardhë.
STATUSI I PLOTË
Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.
Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.
Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.

Asgje konkrete ! Asgje per Shqiperine ! Kjo eshte, sic
porositeshin dikur diplomatet tane kur nuk doni t’i per-
gjidgjeshin konkretisht pyetjeve te bashkbiseduesve te
huaj diplomate apo zyrtareve te vendeve te ndryshme te
botes:
Per humor: “O malet e Shqipetise e ju lisat e gjate ….”
Sa kohe e bukur ben sot? Sa natyre te bukur ka Zvicra, e
te tjera e te tjera brrockulla e humor pa kripe ! Edhe puna
e takimit te Penc-it me K/ministrit ! Shqiptaret kane deshi-
re per dicka konkrete ne raport me Shqiperine e jo per
Ballkanin Perendimor ne pergjithesi ….!!!
A te pyeti per Lul Sumkapucin? Po per Like Floririn ate tha qe do ta cojne me sherbim ne Guantanamo(Kuba Si -Janki No)
Komenti im, !