Neymar ndodhet në Portugali ku do të kryejë vizitat mjekësore në prag të firmës së kontratës me PSG-në.
Ylli brazilian mbërriti në mëngjes në aeroportin e Porto-s.

Më pas ai u drejtua drejt klinikës, mjekësore, ku dhe u takua nga drejtori sportiv i klubit parisien.
Kjo është transferta më e kushtueshme në historinë e futbollit.

PSG-ja do të paguajë 222 milionë euro për kartonin e futbollistit.
Ndërkohë që braziliani do të marrë 50 milionë euro shpërblim, menjëherë pasi të ketë hedhur firmën në kontratë.
Neymar do të përfitojë në një javë 666 mijë euro në javë.
Në total, kostoja e këtij operacioni financiar për klubin parisien shkon në 443 milionë euro.
