“Më jep lekët ose…”, si u grabit punonjësi i karburantit nga djali me “Fuoristradë”

Gazeta Dita

Punonjësi i një pike karburanti në Cërrik, është grabitur nga një person ende i paidentifikuar prej Policisë, teksa ishte në orarin e punës. Ai i është drejtuar Komisariatit të Policisë Cërrik, ku ka ngritur padi.

Në dëshminë e tij para efektivëve të policisë shtetasi me inicialet E.B, 27 vjeç, tha se është banues në Cërrik, dhe se punon në një karburant në lagjen nr. 1 të qytetit.

Por në datën 2, një person i panjohur, dyshohet i armatosur me një mjet tip “Fuoristradë”, është afruar te karburanti, i ka kërkuar lekë nën kërcënimin e armës dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 134-22 e 278 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *