Debatin e shpërthyer në media për një letër të shkrimtarit Ismail Kadere shkurar në kohën e komunizmit, kundër motrës së tij e ka komentuar sot deputeti Astrit Patozi, Ai thotë se e ka njohur nga afër motrën e Kadaresë dhe e quan këtë debat një hakmarrje të vogël të saj, pasi Kadrija po merr gjithë vëmendjen që në vite ka pasur Kadareja.
Ndër të tjera Patozi thotë se shqiptarët kanë hequr shumë nga e kaluara dhe nuk mund të mbajnë në kurriz “deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit”.
DY FJALË PËR DOSJET, KADARENË DHE “HAKMARRJEN” E KAKUSË
Ismail Kadarenë nuk e kam takuar kurrë, por me mjafton vepra e tij për ta konsideruar se e njoh mjaftueshëm. Ndërsa me motrën e tij, Kadrien (Kakunë), kam kujtime te pashlyeshme, kur punonim bashkë, një herë e një kohë, tek gazeta “Albania”.
Megjithëse një grua e superkulturuar dhe me shumë personalitet, Kakuja e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj e trajtuar si motra e Ismailit. Dhe kjo nuk është ndonjë çudi, sepse ky është fati, kudo në botë, i të gjithë atyre, që rriten apo gjenden nën hijen e të famshmëve.
Por ka disa ditë, që për herë të parë ndoshta, po “shijojmë” inversin e kësaj ligjësie universale. As më shumë e as më pak, por Ismail Kadareja po trajtohet sot si vëllai i Kakusë. Dhe e gjitha ngjan si “hakmarrje” pa dashje e motrës për të vëllain, pas kaq vitesh “persekutimi”.
Arsyeja është një letër e shkrimtarit të madh në adresë të diktatorit Hoxha, këtu e 37 vjet të shkuara, me subjekt pikërisht motrën e tij. E cila askokohe rrezikonte seriozisht burgun, për shkak se fliste papushim kundër regjimit në përgjithësi, por ç’ishte më e keqja, kundër Enverit në veçanti.
Unë nuk dua të merrem me debatin e ndezur, që ka shpërthyer në Shqipëri, nëse bëri mirë apo bëri keq Ismail Kadareja që e dërgoi letrën, aq më tepër kur ai vetë e ka sqaruar në mënyrë të qartë, si qëllimin ashtu edhe rrëthanat e shkrimit të saj.
Por më bën përshtypje një gjë në këtë histori. Si ka mundësi të ketë ende njerëz në Shqipëri që të gjejnë më shumë faj tek një letër e pafajshme e shkrimtarit, se sa tek ata që bënë krimet më mostruoze në të gjithë ish-Lindjen komuniste?
Shumë prej kasapëve të diktaturës janë ende gjallë dhe jo pak syresh punojnë në institucione të larta të shtetit, madje japin edhe drejtësi, moral, po se po, dhe pak ose aspak flitet për ta. Janë me qindra ata që, jo vetëm kanë dhënë vendime të përbindshme, por edhe kanë marrë pjesë aktive në torturimin çnjerëzor të “armiqve të klasës”, që sot, jo vetëm kanë funksione të nderuara, por na japin edhe leksione demokracie.
Para rreth një viti parlamenti miratoi ligjin për hapjen e dosjeve, i cili natyrisht që nuk kishte për qëllim ta zgjidhte raportin e shoqërisë dhe të shtetit shqiptar me të shkuarën komuniste, por thjesht të bënte sikur. Sepse nuk mund të pritej që këtë ta bënte e majta e Edi Ramës.
I qartë për mangësitë e tij, por sidomos për qëllimin e mbrapshtë nga u nisën për ta miratuar, kam thënë atëherë se edhe atij ligji të keq mund t’i merret diçka e dobishme për vendin. Dhe sot, duke ndjekur me trishtim debatin e stisur të letrës së Kadaresë për të shfajësuar Kakunë në vitin 1980, jam shumëfish i bindur për këtë. Të paktën disa institucione mund t’i kishim pastruar nga fosilet e Sigurimit të Shtetit, operativë apo bashkëpunëtorë qofshin ata. Duke nisur nga parlamenti, dhe duke vazhduar pastaj me të tjerat.
Disa muaj më parë i kërkova publikisht kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, që t’i drejtohej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit për të hapur dosjet e të gjithë deputetëve, por nuk pati asnjë reagim. Ka ende kohë për ta bërë këtë dhe nuk kemi pse presim shtatorin, kur të mblidhet parlamenti i ri. Kjo shoqëri, që ka hequr shumë nga e kaluara, nuk mund të mbajë në kurriz deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Është e pakapërdishme që ne i kushtojmë kaq shumë energji dhe kohë një letre të Ismail Kadaresë pa pasoja (sepse as Kakuja dhe as ai vetë nuk u arrestuan), ndërkohë që kemi gati para syve me miliona dokumente gjëmash, të cilat kanë çuar mijëra njerëz në litar, në pushkatim, burgje dhe internime.
Lexova diku një lajm ku citohej Auroriteti për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit të thonte se deri tani janë çuar njoftime për rreth 600 zyrtarë, të cilët kanë rezultuar me probleme të pastërtisë së figurës. Nuk dua të dyshoj në përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e kryetares Genta Sula, për të cilën kam respekt, por druaj shumë se gjetjet e Autoritetit, edhe nëse ai punon me kapacitet të plotë, do të merren seriozisht dhe nuk do të përdoren në mënyrë selektive nga kjo qeveri.
Dhe për sa kohë nuk do të ketë vullnet të fortë politik për t’u ndarë realisht me të shkuarën, mos u çudisni kur të na serviren herë pas here letra si ajo e Ismailit, që i drejtohej Enverit për Kakunë.

O po keta idiotet e pedes te bejne te ulerasesh ne kupe te qiellit. Nuk mund ti hapte dosjet qeveria e Edi Rames thote Patozaraku kavajot. Po sa vite ishit ju ne pushtet more ju qifte derri nenat? Pse nuk i hapet dosjet??? Behu nje here burre more burrec qe tere jeten e kalove duke u jargavitur pas brekeve te SALUSHES. Po ti e di mire arsyen se perse dosjet nuk hapen. Se Korromanja, Ciftelia, Intelektuali,Doktori, Aktori ishin te gjithe ne “cesspoolin” e pedes ku ti vemje vegjetoje. Tani del e na thua pse nuk jane hapur dosjet. Edhe ty po te te germojne jam i bindur se do dalesh o spiun o bir spiuni o kelysh bushtre.,
Të lumtë xha Braho, kështu e duan këta rrufjanë!
Patozi! Misioni juaj mbaroi>Mbaroi bashke me Berishe dhe Co. mbaroi pa lavdi edhe per ty> Vaji i kukuvajkave mbaroi!
Po pseudonimi yte cili ishte se e harrova?
Bythqiri e ka pasur pseudonimin ky pederi, kavajas hesapi, ku te gjeje pseudonim me domethenes
Titi,
Ik keputi ndonje pilaf me kos,se Moli,Mol Kadareja,lodhet kot te ndryshoi te shkuaren…Pastaj ndoshta edhe Kakua
i ka sherbyer me devotshmeri Enverit…Mos e trazoni me shume se vjen ere…
Furtune ne nje gote uji ! “Gjithesia” shqiptare – thjeshte nje gallate !! Byth e plasur ! E kam njohur ne Narte Ka-
drien. Nje mesuese korrekte, e edukuar, gojeembel ,me
shume kulture…!!! Mbaj mend se ishte mike e ngushte e
Dashamir Cipit ,nendrejtor,ndersa drejtor ishte Odhise
Vera nga Palasa e Vlores . Patozi ,ne ate kohe nuk kishte
“menduar” se do te lindete !
Dosjet qe Genta Sula ka ajo ne disponim jane dosje qe nuk i duhen askujt, e shumta mund t’i duhen ndonje shkrimtari qe shkruan novela se ato te rendesishmet perfshi edhe te veten i ka Sala te arkivuara, te skeduara, te stjuduara dhe te klasifikuara ne shtepine tij, ne zyre, ne ndonje vend te besuar dhe ne zyrat e UDB ne Beograd. A ka ndonje burre qe e kundershton kete? Po te kete ai eshte dobic si Sala qe nuk njeh babain biologjik.
Vladimir Freza. USA
DERI TANI KU ISHE BYRAZER???!!!
KE 12 VITE DEPUTET.
SALIUN E KE TE PARIN, MADJE SIGURIMS DHE
UDB-IST.
Ato dosje nuk kane per t’u hapur kurre se sa te jete “kuqoja ne dere kjo shtepi keshtu do vij ere” ka thene i madhi popull
po ti fillo nga partia jote mbasi ne parlament nuk ke me kene…fillo me Salukun qe e ke pase sekretar partiet e mandej me te tjeret…edhe ti na ban moral neper gazeta kur ne jete ban te fortin…sa prona ke marre prej njerezve vetem tuej ba rrugacin?? My God, pleherat te bajne moral, kete na solli demokracia apo ma mire me i thane demokraleshi
z.Patozi mos fol pa mend por ,duke na thene se ka zyrtar te larte mund te na thuash dhe emrat.Ne momentin qe Ty tu desh dosja e P.Zogajt e hape e po keshtu per kandidatin perpresident Z.Hoxha.Leri llafet se edhe ti mund te kesh dosjen tend,qe do ta thote Sala kur ta shkelesh ne kallo.
Qeveria e majte qe ti po e paragjykon ka bere nje hap qe ju per 15 vjet qe ishit ne pushtet nuk e bete.Le te pastrohet sa me shume nga shushunjat qe i kane pire gjakun popullit tone.
Kete Patozin nuk e njoh por kam degjuar qe i jati ka qene punonjes operativ per zonen Gose -Cerme.Nuk e tregojne maskara qe t`i qepej njeresve si mize muti,si kane qene Sali Berisha,Vili Minarolli,Ali Spahija dhe dhjetra,mos qindra spiune sigurimi qe drejtuan pushtetin e Partise Demokratiike.Qe te ndjekesh origjinen e kesaj Partie duhet te shkosh nja 8 vite para se te plaste levizja demokratike.Me goditjen e bandes se Mehmet Shehut dhe fill pas tyre me derrmen qe i dha enver hoxha kapobandave te sigurimit te shtetit Kadri Hasbiu,Fecorr Shehu,Mihallaq Zicishti e te tjere terroriste kanibale,sigurimi i shtetit kapitulloi ne dualitetin Parti-Sigurim.Sigurimi po ndjehej inferior,;kriminelet e rretheve u nxorren ne lirim te parakohshem dhe u zevendesuan nga kuadro me shkolle.Kryetaret e keshillave,qe ishin te gjithe veterane te sigurimit,u zevendesuan me arsimtare,kuadro te shkolluar.Atehere Mostra e plagosur doli ne rruge,influencoi cetat e rrugaceve,rradhet e mishit,qumeshtit,ushqimoret,ambientet e pijaneceve ku filloi injektimi i pakenaqesise kunder drejtimit liberal te Ramiz Alise,deri sa plasi me Ambasadat dhe pas nje perpjekje te deshtuar me studentet ne qershor 1990,u realizua ne dhjetor te 1990.Perfaqesuesi me tipik i rrugaceve te kooptuar te Kastes kriminale te sigurimit te shtetit ishte studenti me revole Azem Hajdari.Pasi sherbeu si mish per top ne fazen e pare te revoltes u zevendesua nga agjenti me pervoje,intelektuali Sali Berisha.
Duke shtene ne dore Partine Demokratike,Kasta kriminale e sigurimit te shtetit, u hakmor kunder Partise,qe s`i mbetej tjeter vecse te shnderrohej ne Parti Socialiste.Prandaj mos u habisni qe prej themeluesve e deri tek Olldashi, Patozi,Bashja i vogel kamarier i Rinasit,kjo kaste ka siguruar vazhdimesine me BIJT E DETASHMENTIT.Aq sa ka kal jeshil,aq ka antar te PD,qe nuk ka qene pjese e detashmentit kriminal te sigurimit te shtetit.